Softuer

Capcom dhe Namco gati për të sjellë lojëra Street Fighter vs Tekken

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
Capcom dhe Namco gati për të sjellë lojëra Street Fighter vs Tekken

Capcom, javën që shkoi në ComicCon, befasoi adhuruesit e saj duke paralajmëruar një projekt të ri me rivalin Namco. Sipas këtij projekti, dy prej markave më të fuqishme në botë për beteja mes karaktereve, do të bashkohen mes vete dhe do të sjellin në treg dy lojëra, ku njëra do të jetë Street Fighter vs Tekken, e cila do të inkorporojë bashkëpunimin duke sjellë Tekken-in në botën e Street Fighter, në terme të luajtjtes, kurse Tekken vs Street Fighter do të sjellë karakteret e Street Fighter në stilin e luajtjes së Tekken.

Në këtë mënyrë shënohet edhe bashkëpunimi i dytë me radhë i këtij lloji, pas atij të vitit 2005 mes namco dhe Capcom. Capcom deri më tani ka pasur një histori të sukseshme me kësi lloj partneritetesh, siç ishte rasti me SNK vs Capcom dhe Tatsunoko vs Capcom: Ultimate All-Starts, që korrën mjaft sukses, dhe më pas ishte edhe suksesi me Marvel vs Capcom, që ishte best-seller në kategorinë e lojërave për beteja. Një bashkëpunim i tretë Marvel vs Capcom: Fate of Two World pritet të paraqitet në pranverë të vitit 2011.

Përveç videos së shkurtë, detajet tjera janë mjaft të mangëta për këtë projekt të Capcom dhe Namco, dhe ende nuk dihet rreth mënyrës sesi do të luhet, qoftë nga aspekti i Street Fighter apo nga a i i Tekken. Ajo që dihet është se loja do të paraqitet për PS3 dhe Xbox 360

LEXO EDHE:  iOS 12.4 sjell Apple Card

Lajmet e fundit>