Lajmet

Çdo 10 sekonda zbulohet një maluer i ri Android

Publikuar , 04 Maj 2017
0
Shifrat flasin për maluerë dhe jo aplikacione. Gjithashtu pjesa më e madhe e tyre nuk kanë për të arritur të futen në ekosistemin e Play Store si rezultat i masava të ashpra të Google. Çdo 10 sekonda zbulohet një maluer i ri Android

Kompania e sigurisë G Data thotë se çdo 10 sekonda zbulohet një maluer i ri në Android. Me këtë ritëm, kompania parashikon se deri në fund të vitit do të jenë 3,5 milion maluer Android.

Niveli i rrezikshmërisë për telefonët dhe tabletët me Android është i lartë. Ekspertët e sigurisë pranë G Data besojnë se rreziku është i lartë duke qenë se vetëm një numër i vogël përdoruesish janë me versionet e fundit Android.

Vetëm 4.9% e tyre kanë Android 7 i cili është i disponueshëm që prej muajit Gusht. 20% ende përdorin KitKat 4.4, 32% Lollipop 5 dhe 31.2% Marshmallow 6.0.

Problemi është edhe më i pranishëm sepse prodhuesit nuk adaptojnë versionet e fundit për pajisjet e vjetra.

Shifrat flasin për maluerë dhe jo aplikacione. Gjithashtu pjesa më e madhe e tyre nuk kanë për të arritur të futen në ekosistemin e Play Store si rezultat i masava të ashpra të Google.

Në fund të fundit ka arsye mjaftueshëm për të qenë skeptik ndaj një rreziku potencial. Këshilla jonë është shkarkimi i aplikacioneve vetëm nga Google Play dhe zhvillues të besueshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni 1600 dollarësh prej titaniumi del në shitje

Tags >

android
Lajmet e fundit>