Harduer

Çdo gjë që dimë rreth Apple iPhone 12

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Janar 2020
0
Ka shumë për tu pëlqyer dhe shumë për tu zhgënjyer gjithashtu. Por në terësi Apple po shkon drejt një produkt emocionues dhe mbase ndër më të rëndësishmit ndër vite. Çdo gjë që dimë rreth Apple iPhone 12

Apple iPhone 12 është bërë subjekt rrjedhjesh së vazhdueshme të informacioneve sekrete. Në këtë artikull kemi përmbledhur çdo gjë që dimë deri më sot. Ka shumë për tu pëlqyer dhe shumë për tu zhgënjyer gjithashtu. Por në tërësi Apple po shkon drejt një produkt emocionues dhe mbase ndër më të rëndësishmit ndër vite.

Kamera – Lajmi kryesor i iPhone 12 është integrimi i një kamere me rang të gjerë 3D. Konfirmuar prej disa burimesh, me këtë kamër iPhone 12 mund të krijojë një hartë të ambientit rrethues në distancën prej 3 metrash. Do të ketë teknologji lazer ndryshe nga sistemet aktuale përdorur në Face ID e iPhone. Një kamër 3D do të ndihmonte me modalitetin portret por fitorja më e madhe është tek realiteti i shtuar.

Dizajni – Mbase një hapësirë ku iPhone 12 mund të zhgënjejë është pamja. Koncepte radikale janë prezantuar për publikun tashmë por dizajni thuhet se do të jetë identik me iPhone X, XS dhe 11 Pro. Ka ende kohë për ndryshim por Apple pritet që ndryshimet e mëdha edhe për këtë vit ti aplikojë në brendësi.

Ekrani – Ndërsa mund të duket i njëjtë me tre gjeneratat e fundit, iPhone 12, 12 Pro dhe 12 Pro Max do të kenë ekrane si mëposhtë:

  • iPhone 12: 6.1-inç
  • iPhone 12 Pro: 5.4-inç
  • iPhone 12 Pro Max 5G: 6.7-inç

Risi e ekranit për këtë vit do të jetë ekran 120Hz ProMotion ndërsa ka pasur spekulime se edhe rivalët po bëjnë të njëjtën gjë si Samsung, Huawei, LG, OnePlus.

Biometrika – Face ID nuk do të ndryshojë shumë me iPhone 12 me përjashtim të rritjes së vogël të performancës. Por intrigues është rikthimi i Touch ID i cili do të integrohet nën ekran. Vlera e vërtetë e tij do të jetë tek kombinimi me teknologjinë e njohjes së fytyrës për siguri ekstreme.

LEXO EDHE:  Në Arabinë Saudite ekziston një aplikacion i lejuar nga Apple dhe Google që burrat të gjurmojnë gratë e tyre

Performanca – Shumë pak dihet për telefonin në këtë aspekt me përjashtim se çipi i ri do të jetë më i shpejtë dhe efikas si me gjeneratat e kaluara.

Konektiviteti – Në këtë aspekt ka shumë spekulime. Sipas raportimeve më të besueshme, porta Lightining do të zëvendësohet nga USB-C. Më i sigurtë është debutimi i 5G në mbarë linjën e iPhone 12. Kjo teknologji do të jetë e disponueshme në bandën mmWave të shpejtësisë të lartë dhe nën-6Ghz të penetrimit të lartë.

Çmimi – Shifrat e kostos së telefonëve mbeten enigmë por sipas analistit Ming Chi-Kuo nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit për shkak të 5G. Debutimi gjithashtu pritet të mos ndryshojë me iPhone e rinj parashikuar në Shtator të 2020. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>