Analiza

Çdo gjë që dimë rreth Samsung Galaxy S11

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Dhjetor 2019
0
Ka shumë për tu lavdëruar por ka për të pasur edhe prej atyre që do ti urrejnë ca ndryshime. Çdo gjë që dimë rreth Samsung Galaxy S11

Informacionet e Galaxy S11 nuk kanë reshtur së zbuluari dhe në këtë artikull kemi bërë një përmbledhje të asaj çfarë dimë deri më sot.

Ka shumë për tu lavdëruar por ka për të pasur edhe prej atyre që do ti urrejnë ca ndryshime. Në tërësi opinioni publik beson se Samsung ka një telefon do të ndryshojë rregullat e lojës vitin e ardhshëm.

Emri i Koduar – Galaxy S11 raportohet se do të ketë emrin e koduar Picasso. Pse? Sepse ndryshimi më i madh i telefonit do të jetë…

Kamera – Insajderi Ice Verse zbuloi se Galaxy S11 do të ketë një kamër 48-megapiksel telefoto me zmadhim optik 5x. Ajo do të qëndrojë krahas kamerës kryesore 108-megapiksel.

Dizajni – Galaxy Note 10 Plus kishte një dizajn lider dhe Galaxy S11 do ta shtyjë më përpara duke ngushtuar edhe hapësirën që zë kamera selfie.

Ekrani – Samsung do të sjellë një ekran 120Hz pasi këtë vit i mungoi një telefon me ekran mbi 60Hz ndërsa OnePlus dhe Google shesin telefonë të tillë.

Tre modele:

  • 6.4-inç Galaxy S11
  • 6.7-inç Galaxy S11+
  • 6.9-inç Galaxy S11 5G

Performanca – Galaxy S11 vjen me procesorin Snapdragon 865 i cili është 20% më i shpejtë sesa Snapdragon 855 në aspektin grafik dhe 35% më efikas me konsumin e energjisë. Gjithashtu telefoni vjen me memorien RAM LPDDR5, 30% më e shpejtë sesa paraardhësi.

Konektiviteti – Snapdragon 865 ka 5G të përfshirë dhe padyshim Galaxy S11 do të ketë 5G. Wi-Fi 6 gjithashtu është shndërruar në standard që prej Galaxy S10 dhe Note 10.

Biometrika – Samsung nuk do të prezantojë një rival të Face ID por do të shtojë një sensor të shenjave të gishtërinjve prodhuar nga Qualcomm i cili është 17% më i madh sesa skaneri që ka Galaxy S10.

LEXO EDHE:  Zbulohet data e debutimit e Galaxy S11

Jetëgjatësia e baterisë – Një tjetër përditësim madhor do të jetë bateria.

  • Galaxy S11: 4,500 mAh (S10: 3,400 mAh)
  • Galaxy S11+: 5,000 mAh (S10 Plus: 4,100 mAh)

Teknologjia e karikimi do të jetë 45-vat.

Debutimi – Galaxy S11 pritet të mbërrijë në 18 Shkurt pak ditë përpara se të nisë Kongresi Mobil Botëror. /PCWorld Albanian