Harduer

Çdo gjë që duhet të dini për telefonët e ardhshëm OnePlus

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Dhjetor 2019
0
OnePlus 8 dhe 8 Pro vinë me ekran 6.4-inç dhe 6.7-inç S-AMOLED E3 me korniza anësore të lakuara, kamër selfie “hole-punch” dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Çdo gjë që duhet të dini për telefonët e ardhshëm OnePlus Photo Source: OnePlus 8 Pro / Onleaks

OnePlus pritet të prezantojë OnePlus 8 dhe 8 Pro në tre mujorin e dytë të 2020-ës. Një informacion i publikuar së fundi zbulon se firma Kineze është duke punuar në një smartfon me kosto më të përballueshme, OnePlus 8 Lite.

Detajet e plota të OnePlus 8, OnePlus 8 Pro dhe OnePlus 8 Lite zbulojnë disa të dhëna interesante.

OnePlus 8 dhe 8 Pro vinë me ekran 6.4-inç dhe 6.7-inç S-AMOLED E3 me korniza anësore të lakuara, kamër selfie “hole-punch” dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

OnePlus 8

OnePlus 8  Pro ka rezolucion Quad HD+ prej 1440×3140 piksel ndërsa ekrani i OnePlus 8 Lite prej 6.4-inç S-AMOLED E2 me frekuencë 90Hz i palakuar. OnePlus 8 dhe 8 Litë kanë rezolucon vetëm 1080×2400 piksel.

Të tre telefonët vinë me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. OnePlus 8 dhe 8 Pro fuqizohen nga procesori Snapdragon 865 bashkë modemin 5G X55 dhe me 8 ose 12GB RAM si dhe memorie UFS 3.0 128 ose 256GB.

Nga ana tjetër OnePlus 8 Lite do të vijë me procesorin MediaTek Dimensity 1000, 8GB RAM dhe memorie UFS 3.0 128 ose 256GB.

Po kamerat? OnePlus 8 dhe 8 Pro vinë me sensorin 32-megapiksel Sony IMX616 dhe sistem 3D ToF në kamerën frontale dhe 8 Lite me sensorin 16-megapiksel Sony IMX471.

OnePlus 8 Lite

Në pjesën e pasme, OnePlus 8 Lite do të karakterizohet nga një lente kryesore 48-megapiksel Sony IMX586, lente super të gjerë 16-megapiksel dhe lente telefoto prej 12-megapiksel.

Për dy modelet e rangut të lartë, OnePlus 8 dhe 8 Pro kompania ka rezervuar një kamër kryesore 64-megapiksel, me një telefoto prej 12-megapiksel dhe një me kënd të gjerë prej 20-megapiksel. Ndryshe nga modeli standard me zmadhim optik 5x, modeli Pro do të ketë zmadhim optik 10x.

LEXO EDHE:  Aplikacione të rrezikshme që sillen si antivirusë kanë marrë 1.66 miliardë shkarkime në Android

Së fundi, bateritë e OnePlus 8 dhe 8 Lite do të jenë 4,000 mAh me teknologji karikimi 30W ndërsa OnePlus 8 Pro me bateri 4,500 mAh dhe teknologji karikimi 45W.

Çmimet

Sipas informacioneve, OnePlus 8 me 8GB RAM dhe 128GB memorie do të kushtojë 520 dollarë, 8GB RAM dhe 256GB memorie 571 dollarë dhe 12GB RAM dhe 256GB memorie 614 dollarë.

Modeli OnePlus 8 Pro fillon nga 714 dollarë, në 786 dollarë dhe 858 dollarë respektivisht. Së fundit modeli buxhetor OnePlus 8 Lite vjen në dy variante, 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 8GB RAM dhe 256GB memorie me çmim prej 428 dhe 472 dollarë respektivisht. /PCWorld Albanian