Harduer

Çdo gjë që duhet të dini për versionin e ardhshëm të Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Maj 2020
0
Për ata që janë në programin Windows Insider, përditësimi i Majit është i disponueshëm në formën e një versioni eksperimental prej pothuajse një viti. Çdo gjë që duhet të dini për versionin e ardhshëm të Windows 10

Microsoft do të lançojë një përditësim të ri të Windows 10-ës i njohur ndryshme edhe si Përditësimi i Majit 2020, i cili do të sjellë ndër të tjera opsione të reja produktiviteti, sigurie dhe shpejtësie.

Përditësimi në fjalë do të fillojë të mbërrijë tek përdoruesit nga data 28 Maj. Windows 10 aktualisht është e instaluar në mëse 1 miliardë pajisje në mbarë botën sipas statistikave të Microsoft për muajin Mars.

Tashmë që mbështetja me përditësime për Windows 7 ka përfunduar, Microsoft është duke inkurajuar përdoruesit të kalojnë kompjuterët në Windows 10 ose të blejnë një të ri me këtë sistem operativ.

Rifreskime madhore me opsione të reja të Windows 10-ës dërgohen çdo 6 muaj dhe më i fundit ishte në Nëntor 2019. Përditësimit të ri i duhen mes 7 deri në 17 minuta për tu instaluar.

Kur do të jetë i disponueshëm Përditësimi i Majit 2020?

Për ata që janë në programin Windows Insider, përditësimi i Majit është i disponueshëm në formën e një versioni eksperimental prej pothuajse një viti.

Versioni final pritet të mbërrijë tek zhvilluesit më 12 Maj dhe përdoruesit në masë nga data 28 Maj. Nëse dëshironi të keni akses të parakohshëm, ju mund ti bashkoheni versioneve eksperimentale në programin Windows Insider Slow Ring duke mbajtur të aktivizuar opsionin Stop Getting Preview Builds të ndezur.

Çfarë opsionesh të reja do të ketë Përditësimi i Majit 2020?

Përditësimi i radhës në Windows 10 do të ketë një numër ndryshimesh për përdoruesit ku sipas Microsoft janë:

Cortana: Microsoft thotë se asistenti virtual Cortana do të evoluojë në një asistent produktiviteti personal që ju ndihmon me aplikacionet e Microsoft 365. Cortana do të hiqet nga vendi i përherhsëm në taskbar në mënyrë që të mund ta zhvendosni ku të doni si çdo aplikacion tjetër. Tashmë me Cortana mund të krijoni e-mail duke thënë komandën në anglisht si “Send an email to” apo “Show me emails from.”

LEXO EDHE:  Problem sigurie me WhatsApp, 1 miliard përdorues duhet të përditësojnë aplikacionin

Search Home: Përdoruesit do të kenë akses në katër kërkime të shpejta nga opsioni Search Home për akses në parashikimin e motit, lajmet kryesore, pak histori dhe filma të rinj.

Kaomoji: Microsoft ka shtuar kaomoji, — like ¯\_(ツ)_/¯ –, në tastierë.

Desktopët Virtualë: Ju mund të ndryshoni emërtimin e desktopëve virtualë në vend që të ngeleni me emërtime si Desktop 1, Desktop 2 etj.

Hapja automatike e aplikacioneve: Përmes këtij opsioni mund të përcaktoni që pasi të keni restartuar pajisjen mund të hapni automatikisht aplikacionet e Platformës Universal Windows.

Çiftimi i Bluetooth: Lidhja e dy pajisjeve Bluetooth do të bëhet përmes njoftimeve në mënyrë që të mos keni nevojë të shkoni tek aplikacioni Settings për ta përfunduar si proces.

Eksperiencë e re tableti dhe hibridi 2n1: I disponueshëm për përdoruesit e versioneve eksperimental, kur shkëputet tastiera nga një pajisje 2n1 do të ruhet vazhdimësia e aplikacioneve dhe punës suaj deri në atë moment pa ndërprerje.

A do të vazhdojnë të jenë funksionale versionet e kaluara të Windows 10?

Microsoft do ti japë fund mbështetjes për Windows 10 1809 për edicionet Home, Pro, Pro Education. Ndërsa versionet Pro Education dhe Pro Workstation në Nëntor të këtij viti. Ky përditësim është lançuar për herë të parë në Tetor 2018. Versionet Enterprise dhe Education do të marrin suport deri në Maj 2021.

Ju mund të vazhdoni të përdorni këtë version të Windows 10-ës, por humbja e suportit nga Microsoft do të thotë se nuk ka më përditësime sigurie.

A do të jemi i detyruar të kaloj në versionin e Majit 2020?

Jo. Microsoft ju rekomandon këtë përditësim por nuk është i detyrueshëm vetëm nëse arrini drejt fundit të suportit si Windows 10 1809. Edhe atëherë mund të zgjidhni vetë nëse do të qëndroni apo jo. Për të parë çfarë versioni keni instaluar duhet të shkoni në Settings > System > About dhe të kontrolloni tek Windows Specifications ku gjeni edicionin dhe numrin e versionit.

LEXO EDHE:  Interneti "çmendet" nga prezantimi më i fundit i Microsoft

Nëse keni versionin 1903 lançuar në Maj të 2019-ës dhe dëshironi ta mbani, mund ta bëni deri në Dhjetor të 2020-ës kur mbaron mbështetja. Dhe nëse keni versionin 1909 lançuar në Nëntor të 2019-ës atëherë keni deri në Maj 2021 afat ta përdorni të sigurtë.

Më shumë për Windows 10

Në një postim në blog, Panos Panay, shef ekzekutiv i divizionit të Windows dhe Pajisjeve, foli për Windows 10X. Sistemi operativ i prezantuar në fund të 2019-ës është dizajnuar për të punuar me pajisje me dy ekrane si Surface Neo të cilat ende nuk janë të disponueshme.

Megjithatë nisur nga trendet që po aplikohen sot, Microsoft vendosi të tërhiqet nga iniciativa duke qëndruar tek laptopët dhe pajisjet e zakonshme 2n1. Panay tha se Microsoft do të fokusohet tek implementimi i Windows 10X për pajisjet me një ekran të vetëm. /PCWorld Albanian