Lajmet

Çdo gjë që duhet të dini rreth përditësimit Constandinople të Ethereum

Publikuar , 14 Janar 2019
0
Më 6 Dhjetor 2018 zhvilluesit kryesorë të Etherem votuan për të miratuar Constandinople e cila do të implementohet në bllokun 7,080,000. Çdo gjë që duhet të dini rreth përditësimit Constandinople të Ethereum

Constandinople quhet përditësimi madhor “hard fork” që Ethereum do të pësojë më 16 Janar 2019.

Ai është pjesë e një rrugëtimi drejt Serenity një projekt i cili do të implementojë protokollet revolucionare që njohura si Proof of Stake.

Më 6 Dhjetor 2018 zhvilluesit kryesorë të Ethereum votuan për të miratuar Constandinople e cila do të implementohet në bllokun 7,080,000. Duke pasur në konsideratë që një blloku i duhen 14.5 sekonda për tu krijuar, data e përafërt e implementimit të Constandinople është 16 Janar 2019.

Por a është “hard fork” një ndarje? Jo medoemos. Një prej “hard fork” më të famshëm të Ethereum ishte ai që u realizua pas hakimit DOA ku u rikthyen ETH e vjedhur tek pronarët e vërtetë. Komuniteti u nda mes atyre që aprovuan rikthimin e parave dhe atyre që e refuzuan. Në rastin e Constandinople ka një mbështetje të gjërë nga mbarë komuniteti dhe pasoja kryesisht do të jenë teknike.

Constandinople do të implementojë pesë propozime (EIPs) për përmirësimin e ethereum të cilat kanë në fokus koston, shpejtësinë, funksionalitetin dhe problemet që kanë hasur zhvilluesit.

Çfarë është Constandinople?

Është emri që i është vënë përditësimit të rrjetit ethereum. Përditësimet e kaluara mbanin emrat si Spurious Dragon apo Byzantium.

Çfarë duhet të bëjë një përdorues apo pronar i Ethereum?

Nëse përdorni një bursë si Coinbase, Kraken apo Binance, apo një portol uebi si MyEtherWallet, MyCrypto, apo Metamask dhe portofolë harduerikë si Ledger, Trezor apo KeepKey, nuk duhet të bëni asgjë vetëm nëse ofruesi i shërbimeve të lartpërmendura apo ngjashëm u ka kërkuar të merrni masa të caktuara.

Po operatorët e nyjeve dhe gërmuesit?

Operatorët e një nyje apo gërmuesit duhet të kalojnë në versionin e fundit të Ethereum. Ata gërmues të cilët përdorin një version të pa përditësuar të ethereum do të ngelen në një zinxhir të papërshtatshëm dhe nuk do të kenë mundësi të dërgojnë ether apo të operojnë në një rrjet ethereum të përditësuar.

LEXO EDHE:  Coinbase ndalon transaksionet në Ethereum Classic pas rishkrimit të blockchainit

Çfarë është një përditësimi rrjeti dhe çfarë ndodh gjatë tij?

Përditësimi i rrjetit do të thotë ndryshim i protokollit të ethereum duke krijuar rregulla të reja dhe përmirësuar sistemin. Natyra e decentralizuar e sistemev blockchain e bën më të vështirë përditësimin dhe zakonisht kërkojnë bashkëpunim mes komunitetit dhe zhvilluesve.

Pas gjetjes së dokordësisë procedohet me ndryshimet në protokoll për disa klientë ethereum. Ato aktivizohen në një numër specifik blloku siç është 7,080,000.

Cilat janë pesë përmirësimet e Constandinople?

Constandinople do të implementojë pesë propozime (EIPs) për përmirësimin e ethereum të cilat kanë në fokus koston, shpejtësinë, funksionalitetin dhe problemet që kanë hasur zhvilluesit.

EIP 145: Instruksionet Bitwise (Shpejtësia dhe efikasisteti)

EIP 145 do të shojë në Makinën Virtual të Ethereum instruksionet Bitwise. Ato do të bëjnë të mundur që informacionet binare të lëvizin majtas dhe djathtas. Ky përmirësim do të rrisë kohën e ekzekutimit të kontratave inteligjente të cilat do të kenë 10 herë më pak kosto.

EIP 1052: Verifikimi i kontratave inteligjente (Shpejtësi dhe Energji)

Me këtë përditësimi kontratat inteligjente do të verifikohen thjeshtë duke marrë informacionin “hash” të kontratës tjerë. Përpara Constaninople kontratat verifikoheshin duke tërhequr mbarë kodin e kontratës tjerë duke konsumuar kohë dhe energji.

EIP 1014: CREATE2 (Shkallëzueshmëria)

I njohur si CREATE2 ky përditësim është zhvilluar nga Vitalik Buterin. Përditësimi do të përmirësojë aktivizimin e kanaleve, një zgjidhje shkallëzimi i ethereum bazuar në transaksionet jashtë zinxhirit.

EIP 1283: SSTORE (Kostoja)

Ky propozim do të reduktojë koston e energjisë për operacionin SSTORE. Reduktimi do të aktivizojë më shumë përditësime gjatë një transaksioni dhe me kosto më të ulët.

EIP 1234: Shpërblimi për blloqet

Ky është një prej përditësimeve më të diskutuara. Përbëhet nga dy komponentë: reduktimi i shpërblimit për blloqet (block reward) dhe rritja e vështirësisë së punimit të blloqeve (difficulty).

LEXO EDHE:  Nokia 3.1 Plus ka ekran 6-inç dhe dy kamera të pasme për 159 euro

Aktualisht kur një gërmues përpunon një bllok merr 3 ETH shpërblimi ndërsa pas Constandinople do të marrë 2 ETH. Përditësimi Byzantium reduktoi profitin nga 5 ETH në 3 ETH.

Ndërsa rritja e vështirësisë së punimit të blloqeve do të kërkojë më shumë energji për të gërmuar një bllok derisa të bëhet e pamundur që blloqe të reja të gërmohen.

Konkluzioni

Përditësimi Constandinople do të jetë një evolucion interesant për komunitetin Ethereum. Me rritjen e efikasitetit, shpejtësisë dhe kostove më të ulëta, gradualisht do ti afrohemi realizimit të plot të potencialit të Ethereum. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>