Blog

Çdo makinë e re në Bashkimin Evropian me teknologji kundër tejkalimit të limiteve të shpejtësisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Korrik 2022
ISA është një gamë sistemesh të cilat identifikojnë limitet e shpejtësisë në rrugë përmes kamerave dhe GPS. Çdo makinë e re në Bashkimin Evropian me teknologji kundër tejkalimit të limiteve të shpejtësisë

Çdo makinë e re e shitur në Bashkimin Evropian së shpejti do të ketë teknologji kundër tejkalimit të kufijve të shpejtësisë njohur si asistenti inteligjent i shpejtësisë.

Rregullorja e re hyn në fuqi nga dita e sotme dhe kërkon që të gjitha modelet e reja që sillen në tregun Evropian të përmbajnë sistemin ISA.

Politika nuk aplikohet për makinat e reja të prezantuara tashmë nëpër showroom-e. Nga Korriku 2024 çdo makinë e re shitur në Evropë duhet të ketë këtë sistem.

ISA është një gamë sistemesh të cilat identifikojnë limitet e shpejtësisë në rrugë përmes kamerave dhe GPS.

Në varësi të konfigurimit të saj, teknologjia ofron informacion lidhur limitet si dhe të konfigurojë pilotin automatik për të qëndruar brenda tyre.

Shumë drejtues makinash tashmë përdorin makina me ISA nga prodhues të mëdhenj si Honda, Ford, Jeep dhe Mercedes-Benz. BE shpreson që ky sistem do të rezultojë nga 26 deri në 50% më pak fatalitete në aksidente. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy A21 evakuon një avion të tërë