Lajmet

Çdo përdorues Android mund të realizojë imazhe për Street View

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2020
Duke lejuar që kushdo me çfarëdo pajisje të realizojë foto të tilla, Street Map do të ketë imazhe edhe të zonave të thella dhe të pambuluara deri më sot. Çdo përdorues Android mund të realizojë imazhe për Street View

Google ka vendosur të hapë fotografimin e Street View për të gjithë. Kompania bëri të ditur se versioni i fundit beta Street View vjen me një mjet quajtur foto të ndërlidhura.

Duke përdorur këtë mjet kushdo mund të realizojë foto 360 gradëshe dhe ti shpërndajë në Street View. Për të krijuar një imazh të tillë mjafton të regjistroni një seri fotosh ndërsa ecni në një rrugë.

Imazhet kapen përmes ARCore, e njëjta teknologji që përdor Google për eksperiencat Live View AR. Prej aty është aplikacioni i Google që merret me pjesën tjetër.

Fotot e ndërlidhura do të shfaqen në hartë si vija blu me pika si tregohet në GIF e paraqitur. Në të vërtetë Google ka lejuar gjithnjë kapjen e imazheve Street View por duhej të kishin një kamër 360 gradëshe.

Duke lejuar që kushdo me çfarëdo pajisje të realizojë foto të tilla, Street Map do të ketë imazhe edhe të zonave të thella dhe të pambuluara deri më sot.

Aktualisht ofrohet vetëm në disa rajone dhe gradualisht do të ofrohet tek të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook shtyn planet e enkriptimit fundor për Messenger dhe Instagram