Biznes

Çekia, Irlanda, Finlanda dhe Suedia kundër taksës dixhitale Evropiane

Oct 8 2018
0 Shpërndarje
Vendet Nordike kanë qenë të parat të cilat kanë paralajmëruar partnerët Evropianë për mënyrën sesi kjo taksë mund të ndikojë tek kompanitë e tyre teknologjike. Çekia, Irlanda, Finlanda dhe Suedia kundër taksës dixhitale Evropiane

Republika Çeke ju bashku Irlandës, Finlandës dhe Suedisë kundër taksës për kompanitë e mëdha të internetit propozuar nga Bashkimi Evropian.

Ministrat Evropianë të Financave janë të bindur se vendosja e një takse dixhitale është e nevojshme megjithatë janë të paqartë sesi do ta aplikojnë.

Vendet e vogla si Luksemburgu apo Irlanda të cilat janë shtëpia e kompanive shumëkombëshe të teknologjisë kanë kërkuar që kjo taksë duhet të vijë së bashku me një reformë globale të taksimi dixhital.

Vendet Nordike kanë qenë të parat të cilat kanë paralajmëruar partnerët Evropianë për mënyrën sesi kjo taksë mund të ndikojë tek kompanitë e tyre teknologjike.

Zërit të tyre së fundi janë bashku edhe Çekët.

“Nisur nga efekti politik, ekonomik dhe ligjor që kjo taksë mund të nxisë, aplikimi i saj në një nivel Evropian nuk është në një linjë me ligjet në fuqi për taksat. Në këndvështrimin tonë nevojitet një diskutim i gjerë ndërkombëtar,” thuhet në letrën e tyre.

Katër vendet thonë se implementimi i kësaj takset mund të rrëzojë marrëveshjet bilaterale për taksat.

Sipas propozimeve të Komisionit Evropian, BE kërkon të taksojë me 3% të të ardhurave vjetor kompanitë si Google dhe Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>