Biznes

Çel dyert Tirana Tech Open 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shtator 2019
0
Gjatë 3 ditëve, Expocity Albania do të jetë pikëtakimi për të gjithë të pasionuarit e teknologjisë. Çel dyert Tirana Tech Open 2019

Me një gamë të gjerë aktivitetesh, Tirana Tech Open 2019 çeli sot ditën e parë, të një aktiviteti shumëdimensional në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

Gjatë 3 ditëve, Expocity Albania do të jetë pikëtakimi për të gjithë të pasionuarit e teknologjisë.

Aida Lutaj, CEO i Expocity Albania, tha për “Monitor” se Tirana Tech Open lindi si një nevojë për të vendosur një përvojë të re, në mbështetje të inovacionit dhe zhvillimit në Tiranë.

“Ne u frymëzuam për eventin e Tirana Tech Open 2019, pasi vizituam disa ngjarje të teknologjisë ndërkombëtare dhe rajonale, për të sjellë vëmendjen në komunitetin e TIK, për të ndarë praktikat dhe perspektivat më të mira të sektorit, si dhe progresin në këtë komunitet.

Besoj se kemi një gjeneratë të re në rritje, që është e talentuar, e aftë dhe ka ide krijuese – por shpesh u mungon drejtimi dhe udhëzimet e duhura për të kaluar nga krijimi i ideve në ekzekutim të suksesshëm dhe në një shkallë të mëtejshme. Ne kemi përgjegjësinë sociale të jemi modele të mira për brezat e rinj për sa i përket mënyrës sesi mund ta çojnë krijimtarinë e tyre në nivelin tjetër. Kjo është arsyeja pse ne përfshijmë startup-et, rininë dhe programet studentore në këtë edicion.

Për t’u përmendur, si pikë kyçe është edhe rëndësia e bashkëpunimit dhe partneritetit. Tirana Tech Open synon të krijojë lidhje partneriteti midis aktorëve kryesorë të industrisë, duke promovuar dhe duke eksploruar mundësi dhe formate të ndryshme.

Së fundmi, dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë: Swiss Contact, Skills 4 Jobs, Raiffeisen Bank, Paylink, Akshii / e-albania, 1Up, gjithashtu partnerët mediatikë Digitalb dhe A2, si dhe të gjithë folësit tanë në forum, që na u bashkuan nga disa vende të botës”.

LEXO EDHE:  iOS 13 sjell një lajm për keq për besnikët e Apple

Çfarë do të gjeni gjatë këtyre ditëve:

Së pari, mundësi informimi, njohje me arritjet dhe historitë e suksesit mbarëbotërore në fushën e “Edukimit & Teknologjisë”, “Sipërmarrjes dhe Novatorizmit” dhe “Investimit për të ardhmen”.

Agjenda planifikon që do t’i shërbejë një game të gjerë audience, përfshirë këtu (dita e parë) studentë, mësues dhe edukatorë, punonjës të arsimit si dhe palë të interesuara; audiencës (dita e dytë) së novatorëve në radhë të skuadrave të bizneseve që kërkojnë të jenë novatorë e që do të duan të ndryshojnë e përmirësohen, startup-et rinore, por dhe të pasionuarit ndaj teknologjisë; audienca (dita e tretë) e shoqatave (associations) të bizneseve, Dhomave të Tregtisë e Industrisë, inkubatorëve për investim dhe të tjera institucione.

Një numër të ftuarish të posaçëm me prezantimet e tyre, si dhe përgjigjet për pyetjet e audiencës, i dhanë vlerë e cilësi këtij eventi.

Ndër të ftuarit kryesorë ishin Alan Greenberg, themelues i kompanisë “Educational and Healthcare Tech”, i cili foli për perspektivat e edukimi dhe sfidat e reja, Henry Leerentveld, drejtor rajonal i Swissconatct, Lara Menke e ftuar speciale e CAIA, e cila foli për lidershipin e femrave dhe startupet.

Eventi do të mbahet gjatë datave 25-26-27 shtator, ku në ditët në vijim në fokus do të jenë startup-et dhe inovacioni. /Monitor

Tags >

Tirana
Lajmet e fundit>