Vëzhgim

Celuarët po vrasin shitjet e GPS-it

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
Celuarët po vrasin shitjet e GPS-it

Pikërisht kjo është ajo e pashmangshmja që po na paraqitet. Gjatë dy viteve të fundit, çmimi i stokut për Garmin, kompania numër një për GPS në botë, ka rënë nga 51 dollarë në 29 dollarë.

Tani, “Bank of America/Merrill Lynch” ka degraduar Garminin. Ajo tani e kategorizon stokun si “të tejkaluar” dhe pret që çmii të shkojë nën 26 dollarë.

Shumica e celularëve të tanishëm që ofrohen në treg kanë veçori teknologjike GPS të integruar, dhe shumë prej tyre kanë edhe softuer që ofron komanda drejtuese kthesë më kthesë. Celuarët Android kanë softuerin navigues të Google, kurse iPhone në anën tjetër thjeshtë mund të funksionojë pa problem si pajisje GPS.

Forbes më nuk është duke rekomanduar Garmin për pothuajse 2 vite me radhë. Por Garmin nuk ka qëndruar anash revolucionit, dhe ka filluar të me të hyra të reja kur ka paraqitur Garminfone, që është një celularë me softuer të integruar Garmin, por pavarësisht kësaj është e drejtë të thuhet se tregu i pajsijeve të veçanta GPS është duke vdekur.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>