Siguri

Celularët e mençur, arma e re ushtarake

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Celularët e mençur, arma e re ushtarake

Raytheon, që krijon sistemin raketor mbrojtës Patrito, është duke zhvilluar një softuer që do t’iu mundësojë ushtarëve të gjejnë armiqt në terrenin e tij/saj rrethues duke përdorur një celularë që punon në sistemin operativ Android të Google.

Softueri do të jetë i fuqishëm që të kap imazhe të zonës përmes një fluturakeje autonome apo një sateliti dhe më pas do të fokusohet në detaje të tilla siç janë tablet e regjistrimit në automjete apo veçoritë faciale të personit të fotografuar.

“Ne jemi duke tentuar të shfrytëzojmë avantazhin e teknologjisë së celularëve të mençur për të krijuar atë që ushtarët kanë nevojë në fushë betejë” tha Mark Bigham, zëvendës president i mbrojtjtes dhe zgjidhjeve për misione civile pranë Raytheon, për Reuters.

Deri më tani Raytheon ka shtuar softuerin e saj për pajisje të krijuara nga Motorola dhe HTC, kurse Google ka qenë ndihma instrumentale në ofrimin e kompanisë tek qasja dhe kuptimi i platformës Android, që është duke u bërë një konkurrencë agresive me platforëm Apple iOS të iPhone.

“Google na ka ndihmuar që të shtyjmë limitet e celularit” tha Bigham, duke shtuar se gjiganti amerikan i internetit do të ketë pozitë përfituese në momentin që paraqitet në tregun e mbrojtjes Raytheon Android Tactical System (RATS).

Ushtria Amerikane mund të jetë konsumatorët potencial i softuerit dhe disa anëtarë të forcave të njësive speciale amerikane kanë testuar produktin dhe kanë dhënë këshilla për Raytheon, tha Bigham, duke shtuar se ushtria Indiane gjithashtu është një treg i madh për Raytheon.

Secila pajisje që ka një ekran të ndjeshëm në prekje dhe me ngjyra, do të kushtojë rreth 500 dollarë, që është çmim i zakonshëm për celularë të hapur për konsumatorë, por Raytheon do të jetë përgjegjës për të ofruar softuer enkriptues dhe sisteme komunikuese të nevojshme për aplikacionin në mënyrë që të punojë në zona të largëta ku nuk ka sinjal.

LEXO EDHE:  Facebook ju paguan nëse e lejoni tu gjurmojë telefonin

“Ajo që duhet të bësh është të ofrosh rrjetet e  tua komunikuese… mbulimi i komunikimit është absolutisht një çështje por ka shumë zgjidhje kost efektive që mund t’i përdorësh dhe që të ofrojnë një avantazh shumë të mirë” tha Bigham.

Softueri gjithashtu do t’i lejojë ushtarët të bashkëveprojnë si “shok” dhe të përcjellin lëvizjet e njëri tjetrit në fushë betejë, si dhe do t’i ndihmojë ata të identifikojnë armiq potencial në një mënyrë të ngjashme sikurse bëjnë faqet e rrjeteve sociale si Facebook.

Për të evituar problemet e sigurisë, siç është vjedhja e celularëve dhe marrja e tyre nga armiqt, Bigham thekson se softueri i njohjes së fytyrës do të instalohet në celularë dhe në këtë mënyrë vetëm përdoruesit e zgjedhur do të jenë në gjendje ta hapin celularin. GPS-i gjithashtu do të mundësojë pushtet të mjaftueshëm për përcjelljen e tyre.

Lajmet e fundit>