Vëzhgim

Celulari do të mbushet për më pak se 10 minuta

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
Celulari do të mbushet për më pak se 10 minuta

Ata kanë demonstruar këtë teknologji duke shtuar sasi të grafenit që mund të përmirësojnë në mënyrë dramatike energjinë dhe stablitetin e ciklit të baterive litium-hekur, gjersa në anën tjetër duke mirëmbajtur në kapacitet të lartë të magazinimit.

Tradicionalisht për të mbushur një celular me bateri të kapacitetit të lartë është dashur kohë mjaft e madhe. Por tani me materialin e ri të njohur si Vor-x, që është zhvilluar në Universitetin Princeton duket se koha rimbushëse e celularit do të shkurtohet nga më shumë se katër apo pesë orë në më pak se dhjetë minuta.

Kjo gjithashtu mund të ndikojë edhe në kohën e mbushjeve të automjeteve, gjersa në anën tjetër do të mund të ndikojë edhe në zgjatjen e mbushjes për ngasje të automjetit.

Vorbek veçse është duke komercializuar teknologjinë dhe ka nënshkruar një marrëveshje me shpërndarjen e materialeve dhe me kompaninë furinozuese, Targray Technology International.

“Vorbeck prodhon një grafen të kualitetit të lartë dhe ata kanë demonstruar një mundësi për të nxjerrë produkte të sukseshme në treg” tha Gordon Graff, menaxher i projketit pranë PNNL (Pacific Northwest National Laboratory) të DoE.

“Ne besojmë se Vorbeck është një partner i shkëlqyer me të cilin mund të komercianlizojmë disa prej punëve tona inovative me bateri”.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>