Lajmet

CEO i Acer, dëshiron që Microsoft të mendojë sërish për tabletin Surface

Publikuar , 09 Gusht 2012
0
CEO i Acer, dëshiron që Microsoft të mendojë sërish për tabletin Surface

Sipas raportit të Financial Times të publikuar ditën e martë, prodhuesi nga Tajvani i kompjuterëve, Acer, i ka kërkuar ndërmarrjes Microsoft që të konsideroj edhe një herë futjen e vet të planifikuar në tregun e tabletëve.

Kryetari dhe shefi ekzekutiv i Acer, J.T. Wang, tha që planet e Microsoftit për të lëshuar tabletin e vetin “Surface” në tetor do të ishin “negative për ekosistemin botëror” në informatikë.

“Surface” i Microsoft do të hyjë në treg në garë të drejtpërdrejt me tabletët “Iconia” të Acerit ose “TouchPad” të Hewlett-Packard.

“Ne u kemi thënë atyre që ta mendojnë edhe një herë këtë veprim. Ai (tableti) do të krijonte një ndikim të madh negativ për ekosistemin dhe brendet e tjera mund të hasin në një reagim negativ. Nuk është diçka në të cilin ju jeni të mirë, kështuqë mendoni dy herë,” është cituar të ketë thënë Wang.

Për dy dekadat e kaluara, Microsoft dhe prodhuesit e kompjuterëve personal kanë pasur një bashkëpunim simbolik.

Campbell Kan, kryetar i Acerit për veprimet botërore të kompjuterëve personal, tha që ndërmarrja ishte duke debatuar se si të reagojnë ndaj lansimit të Surface.

“Nëse Microsoft do të bëjë biznes harduerik, çfarë duhet të bëjmë ne? A duhet ende të mbështetemi në Microsoft, ose a duhet që ne të gjejmë alternativa tjera,” kishte deklaruar Kan. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft kujton nostalgjikët me ringjalljen e mausit "legjendar"

Lajmet e fundit>