Biznes

CEO i Apple thotë se ka blerë kriptomonedha

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2021
Cook tha se kishte qenë i interesuar në kriptomonedha prej kohësh dhe kishte hulumtuar rreth tyre. CEO i Apple thotë se ka blerë kriptomonedha

CEO i Apple Tim Cook tha se ai personalisht posedon kriptomonedha pasi u pyet gjatë një konference nëse kishte blerë bitcoin apo ethereum.

“Mendoj se është e arsyeshme të posedoni kriptomonedha si pjesë e një portofoli të diversifikuar,” tha Cook gjatë intervistët. “Por nuk jap dot këshilla investime për askë,” vijoi Ai.

Cook tha se kishte qenë i interesuar në kriptomonedha prej kohësh dhe kishte hulumtuar rreth tyre.

Por tha se interesi i tij ishte vetëm nga një këndvështrim personal dhe hodhi poshtë sugjerimet se Apple mund të adoptojë kriptomonedhat si formë pagese.

Madje muhoi mundësinë që Apple të blejë kriptomonedha si një mjet investimi. Apple aktualisht nuk ka produkte në kriptomonedha as shërbime por lejon aplikacionet e portofolëve të kriptomonedhave në App Store edhe pse ndalon aplikacionet e gërmimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple prezanton iPhone 13 më 14 Shtator