Biznes

CEO i Binance: Bitcoin do ti duhet kohë për tu rikthyer në nivelet rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2022
“Me këtë rënie çmimi nga rekordi i 68 mijë dollarëve në 20 mijë dollarë, me shumë gjasa do të duhet kohë për tu rikuperuar. Me shumë gjasa do të duhen muaj mbase edhe vite,” tha Zhao. CEO i Binance: Bitcoin do ti duhet kohë për tu rikthyer në nivelet rekord

Bitcoin mund të qëndrojë poshtë nivelit historik të 69 mijë dollarë për dy vitet e ardhshme sipas shefit të bursës më të madhe në botë të kriptomonedhave.

Changpeng Zhao, themelues dhe CEO i Binance tha se njerëzit do të kishin qenë shumë të lumtur 4 vite më parë po tu thoshit se bitcoin do të tregtohej me 20 mijë dollarë në 2022.

“Me këtë rënie çmimi nga rekordi i 68 mijë dollarëve në 20 mijë dollarë, me shumë gjasa do të duhet kohë për tu rikuperuar. Me shumë gjasa do të duhen muaj mbase edhe vite,” tha Zhao.

“20 mijë ju duket shumë pak njerëzve sot. Por në 2018-ën apo 2019-ën nëse njerëzit do të dinin se bitcoin kishte për të kapur vlerën 20 mijë në 2022 do të ishin shumë të lumtur. Bitcoin asokohe këmbehej me 3-6 mijë dollarë,” vijoi ai.

Ai tha se luhatjet e çmimeve janë normale për këtë industri. Rënia e vlerës së bitcoin ra pas kolapsit të terraUSD dhe tërheqja masive e investitorëve nga aset me risk të lartë për shkak të rritjes së inflacionit muajt e fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram redukton shikueshmërinë e postimeve abuzuese