Harduer

CEO i Intel-it: Këtë sezon pushimesh tabletët pritet të ofrohen me 99 $

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
CEO i Intel-it: Këtë sezon pushimesh tabletët pritet të ofrohen me 99 $

intelSa shumë ndryshojnë gjërat vetëm brenda pak muajsh. Në korrik të këtij viti, shefi ekzekutiv i Intel-it Brian Krzanich parashikoi se gjatë sezonit të pushimeve konsumatorët do munden të sigurojnë tabletë me një çmim më të ulët se 150 $. Tani ai i ka zbritur kësaj shume rreth 50$.

Ditën e martë, ndërkohë që Krzanich ka qenë duke diskutuar me analistët rreth nivelit të të ardhurave tremujore të kompanisë, është shprehur se ai pret që tabletët të ofrohen me një çmim prej 99 $, laptopët e pajisur me Haswell (mikroprocesori më i fundit i prodhuar nga Intel) do të ofrohen me çmimin 299 $, ndërsa hibridët tablet-laptop do të shiten për 349 $.

Muajin e kaluar Intel njoftoi lançimin e Bay Trail, pjestari më i fundit i familjes së mikroprocesorëve Atom të dizajnuar për tabletët.Dy vjet më parë Amazon tronditi botën e tabletëve me lançimin e tabletit të parë Kindle Fire me çmimin 199 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja koncepti i Intel për telefonin me ekran që paloset

Lajmet e fundit>