Biznes

CEO i Intel, kriza botërore e çipeve do të vazhdojë edhe për dy vite

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2021
Problemet e shkaktuara nga kërkesa e lartë për pajisje për shkak të pandemisë, por edhe marrëdhëniet e acaruara tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, kanë krijuar situatën tek e cila gjendemi sot. CEO i Intel, kriza botërore e çipeve do të vazhdojë edhe për dy vite

Shefi ekzekutiv i Intel, Pat Gelsinger, tha se më e keqja e krizës globale të çipeve nuk ka kaluar. Ai parashikon se situata do të bëhet akoma më keq në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të duhen të paktën 2 vite që ti rikthehemi normalitetit.

Problemet e shkaktuara nga kërkesa e lartë për pajisje për shkak të pandemisë, por edhe marrëdhëniet e acaruara tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, kanë krijuar situatën tek e cila gjendemi sot.

CEO i Intel vuri theksin tek nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Kinën ndërsa ndërtimi i fabrikave të reja është jetike. Intel do të ndërtojë dy të tilla, një në SHBA dhe një në Evropë deri në fund të këtij viti.

25% e të ardhurave të Intel janë të lidhura ngushtë me Kinën dhe Gelsinger shpreson se kompania e tij mund të bëhet shkak për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mungesa e çipeve mund të zgjasë me vite

Tags >

intel