Lajmet

CEO i LinkedIn: Të qenurit mobil është e ardhmja e kompanisë

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
CEO i LinkedIn: Të qenurit mobil është e ardhmja e kompanisë

Jeff Weiner, shefi ekzekutiv i LinkedIn, parashikon se bota mobile do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen e kompanisë.

Weiner është shprehur se pret që në vitin 2014, 50% e vizitorëve unikë të LinkedIn do të jenë nga pajisjet mobile. Bëhet fjalë për një rritje të konsiderueshme duke marrë parasysh që aktualisht vizitorët mobilë përbëjnë rreth 38% të numrit total të vizitorëve.

Në fillimet e lançimit, në vitin 2011, aplikacioni numëronte vetëm 8% të vizitorëve unikë.

Sipas Weiner të qenurit mobil është shumë e rëndësishme për rritjen e kompanisë. Përdoruesit që vizitojnë LinkedIn nëpërmjet pajisjeve mobile janë 2.5 herë më aktivë sesa vizitorët që përdorin versionin desktop dhe në disa shtete të caktuara (Singapor, Danimarkë, Turqi) 50% e vizitorëve janë mobilë. Ndërkohë në SHBA vizitorët unikë mobilë përbëjnë rreth 38% të numrit total të vizitorëve unikë.

Që prej lançimit në muajin korrik, përditësimet e sponsorizuara në aplikacionet mobile kanë gjeneruar më tepër se gjysmën e të ardhurave të LinkedIn.

Kompania gjithashtu ka lançuar së fundmi një aplikacion të ri, veçanërisht për rekrutuesit, që lehtëson gjetjen e personave të duhur për vendet vakante nëpërmjet përdorimit të smartfonëve.

Adoptimi mobil është çelësi i planit kryesor të LinkedIn: Krijimi i grafit të parë ekonomik në botë, një rrjet profesionistësh dhe korporatash që nxjerr në pah çdo oportunitet ekonomik në botë. Sipas Weiner pengesa kryesore në realizimin e këtij plani është shkalla e përhapjes.

Pikërisht këtu na vijnë në ndihmë avantazhet e mobilitetit, duke mundësuar ofrimin e këtij shërbimi ndaj përdoruesve në lëvizje apo në ato rajone dhe tregje ku versioni desktop nuk është i përshtatshëm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  DJI Mavic 2 Enterprise është një dron për operacionet kërkim-shpëtim

j-weiner-mobile-vision1

Lajmet e fundit>