Biznes

CEO i Microsoft Satya Nadella bëhet edhe kryetar bordi

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Qershor 2021
Gjatë kohës së Nadella janë realizuar blerje si Minecraft, Linkedin, GitHub dhe së fund gjigantin e gaming ZeniMax. CEO i Microsoft Satya Nadella bëhet edhe kryetar bordi

Bordi i Microsoft emëroi CEO e kompanisë Satya Nadella edhe si kryetar i bordit drejtues duke u bërë personi i parë që mban të dy rolet që prej bashkëthemeluesit Bill Gates i cili u largua nga pozicioni i ekzekutivit në vitin 2000.

Ndryshimi është një vlerësim për rolin që Nadella ka luajtur në rivitalizimin e gjigantit të teknologjisë. Gjatë rrugëtimit të tij 7 vjeçar si CEO, Microsoft ka vënë re një rritje të fortë të shërbimeve cloud Azure, divizioneve të produktivitetit dhe gaming.

Gjatë kohës së Nadella janë realizuar blerje si Minecraft, Linkedin, GitHub dhe së fund gjigantin e gaming ZeniMax.

Sot Microsoft është kompania e dytë më me vlerë në botë pas Apple me 1.9 trilionë dollarë vlerë tregu.

Sipas Financial Times dhe The Wall Street Journal, ndryshimi në bordin e kompanisë u pa një lëvizje e natyrshme falë lidershipit të demonstruar nga Nadella, një emërim i diskutuar të paktën që prej vitit të kaluar. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Një zjarr shkatërron qendrat e të dhënave të një prej ofruesve cloud më të medhenj në Evropë