Biznes

CEO i një prej bankave më të mëdha në botë: Bitcoin është i pavlerë

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Tetor 2021
“Gjithnjë kam menduar se një ditë do të bëhej e paligjshme, njëlloj siç ka bërë Kina,” shprehej Dimon. CEO i një prej bankave më të mëdha në botë: Bitcoin është i pavlerë Photo Source: Bloomberg via Getty Images

Jamie Dimon, CEO dhe kryetari i bordit drejtues të JPMorgan Cache, nuk është një fans i bitcoin dhe këtë e ka treguar prej kohësh.

Në një intervistë për CNBC Dimon tha “personalisht mendoj se bitcoin është i pavlerë.”

Në 2019-ën JPMorgan tha se do të lançonte një monedhë dixhitale quajtur JPM Coin dhe në Tetor të 2020-ës banka krijoi një njësi për projektet blockchain.

Sa i takon Dimon ai ka vazhduar me sentimentin e tij anti-kriptomonedhave. Në një tjetër intervistë së fundi për Axios, Dimon kishte thënë se bitcoin nuk ka vlerë.

“Gjithnjë kam menduar se një ditë do të bëhej e paligjshme, njëlloj siç ka bërë Kina,” shprehej Dimon.

Ekspertët thonë se rregullimi i kriptomonedhave do të ishte fitimprurës për Shtetet e bashkuara. Por besnikët e tyre i tremben rregullimit dhe besojnë se prej tij do të shkatërrohej inovacioni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook u bën thirrje partive shqiptare të jenë transparente me reklamat