Lajmet

CEO i Nokia-s: Do të qëndrojmë me Windows Phone

Publikuar , 17 Gusht 2012
0
CEO i Nokia-s: Do të qëndrojmë me Windows Phone

Nokia do të vazhdojë bashkëpunimin me platformën Windows Phone të Microsoft, ka thënë shefi ekzekutiv i prodhuesit telefonik, Stephen Elop, duke deklaruar se së shpejti do të hedhin në treg edhe një smartfon të ri.

Sipas Reuters, Elop tha: “Në luftën e sotshme… [mes] Android, Apple dhe Windows, e kemi të qartë tashmë strategjinë tonë: do të luftojmë me telefonin Windows.”

Elop tha gjithashtu se Nokia do të hedhë së shpejti në treg pajisjet e veta të Windows Phone 8. Prezantimi pritet të bëhet në muajin shtator në ngjarjen Nokia World 2012.

Elop ka ripërsëritur përkushtimin e Nokia-s për Windows Phone.

“E ardhmja e smartfonit tonë është në Windows Phone,” është shprehur një zëdhënës i Nokia-s. Nokia po vazhdon të luftojë për të qenë një produkt i rëndësishëm në ‘luftërat’ që po zhvillohen mes pajisjeve mobile.

Në fillim të këtij viti, Nokia ra në vendin e tretë prapa Samsung dhe Apple për njësi të shitura dhe për përqindjen në treg. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  "Google Rus" lançon një smartfon

Lajmet e fundit>