Blog

CEO i Nokia thotë se 6G do të vijë përpara 2030-ës

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2022
Me zyra qendrore në Finlandë, Nokia ndërton rrjete telekomunikacioni që mundësojnë komunikimin e smartfonëve me njëri-tjetrin. CEO i Nokia thotë se 6G do të vijë përpara 2030-ës

CEO i Nokia Pekka Lundmark pret që rrjetet mobile 6G të bëhen operacionale në fund të dekadës por thotë se smartfonët nuk do të kenë të njëjtën peshë dhe rëndësi që kanë sot.

Në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror, Lundmark tha se rrjetet 6G do të jenë gati të përdorim komercial në 2030-ën, një parashikim i ngjashëm me atë të Huawei.

Me zyra qendrore në Finlandë, Nokia ndërton rrjete telekomunikacioni që mundësojnë komunikimin e smartfonëve me njëri-tjetrin.

I pytur nëse mendon se bota do të largohet nga smartfonët drejt syzeve inteligjente apo pajisjeve të tjera që vihen në fytyrë, Lundmark tha se do të ndodhë përpara se të vijë 6G.

“Deri atëherë smartfonët që njohim sot nuk do të jenë më mjeti i parë i përdorimit të teknologjisë,” tha ai. “Shumica e këtyre pajisjeve elektronike që kemi sot do të jenë të vendosura direkt në trupin tonë.”

Ai nuk specifikoi nëse e kishte fjalën për atë çfarë kompania Neuralink e Elon Musk po bën me implantimin e çipeve. Roli që 6G-ja do të luajë është i paqartë ndërsa bota sa ka filluar përdorimin e 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Numri i përdoruesve aktivë të Facebook në ditë rritet përsëri

Tags >

6GNokia