Biznes

CEO i Ripple thotë se 99% e kriptomonedhave do të shkojnë drejt “Zeros”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Nëntor 2019
0
Afro 99% e kriptomonedhave do të shkojnë drejt zeros sipas një parashikimi të bërë nga CEO i Ripple Brad Garlinghouse. CEO i Ripple thotë se 99% e kriptomonedhave do të shkojnë drejt “Zeros”

Afro 99% e kriptomonedhave do të shkojnë drejt zeros sipas një parashikimi të bërë nga CEO i Ripple Brad Garlinghouse.

Në një intervistë për Bloomberg publikuar më 5 Nëntor, ai tha se ekzistojnë tepër kriptomonedha dhe vetëm 1% e tyre janë në mesin tonë për të qëndruar.

Sipas tij ky numër i vogël kriptomonedhash do të bëjnë diferencën në të dekadat e ardhshme sepse janë të fokusuara në zgjidhjen e problemeve reale për konsumatorë realë tha CEO i Ripple.

Ai vijoi duke thënë se numri në rritje i aseteve dixhitale është shkaktuar nga interesi i lartë rreth ekosistemit krypto.

Sot janë më shumë se 3,000 asete dixhitale të cilat tregtohen mbi baza ditore dhe sipas Garlinghouse vetëm një numër i vogël përmbush nevojat e konsumatorit.

Galinghouse gjithashtu kritikoi sistemin SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunications) për paqëndrueshmërinë e tij. Ai pretendon se XRP, monedhë e krijuar nga Ripple, ka 1/10 e luhatjes së vlerës së sistemit SWIFT.

Në 2019-ën sistemi SWIFT kreu disa testime të transfertave ndërkombëtare dhe tha se vonesa më e lartë e kryerjes së pagesave ishte 25 sekonda dhe më e ulëta 13 sekonda. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Facebook përdorte kamerën ndërsa përdoruesit shfletonin në kohështrirje

Lajmet e fundit>