Lajmet

CEO i Twitterit premton cicërima interaktive

Publikuar , 22 Shtator 2012
0
CEO i Twitterit premton cicërima interaktive

 

Twitter së shpejti do të lëshojë vegël pa pagesë për përdoruesit për mbledhje dhe publikim të përzgjedhjeve të caktuara me cicërime.

Kjo nismë ka si qëllim të pasqyrojë angazhimin e ndërmarrjes për të qenë një platformë neutrale, interaktive në vend se të bëhet një ndërmarrje mediatike, tha gjatë ditësë së premte CEO i kësaj ndërmarrjeje, Dick Costolo.

Pajisja e re do t’u mundësojë përdoruesve, duke përfshirë gazetarët, që të përzgjedhin dhe paraqesin cicërima për të shoqëruar ngjarjet në trend.

“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë që për ngjarjet në kohë reale, përvoja e shpërndarë është në Twitter,” tha Costolo në konferencën e Asociacionit të Lajmeve Online në San Françisko. “Ne duam të krijojmë një mundësi për të përzgjedhur ato ngjarje.”

Costolo mohoi thashethemet që Twitter kishte planifikuar që të operojë si një ndërmarrje mediatike tradicionale, duke ndjekur një shpërngulje të fundit për të kufizuar qasjen në cicërime vetëm përgjatë uebfaqes apo aplikacionit të vet zyrtar.

Më parë, shumë përdorues do të mund të lexonin cicërime përgjatë aplikacioneve të palës së tretë me veçori shtesë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ekonomisti që parashikoi krizën financiare të 2008-ës thotë se Bitcoin është nëna e të gjitha mashtrimeve

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>