Blog

CEO i YouTube flet për kufizimet që u vendos fëmijëve online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Dhjetor 2019
0
YouTube Kids është një platformë e ndarë nga YouTube dhe kuruar për përmbajtje për fëmijë. Megjithatë nuk është e pa të meta sepse në 2017-ën disa video të papërshtatshme kishin arritur të penetronin në YouTube Kids. CEO i YouTube flet për kufizimet që u vendos fëmijëve online

CEO e YouTube nuk dëshiron që fëmijët e saj të shpenzojnë tepër kohë në YouTube. Susan Wojcicki ka pesë fëmijë dhe gjatë një interviste për CBS, ajo tha se fëmijët e saj shohin YouTube Kids por me kufizime.

“Unë i lejoj fëmijët e mi të shohin versionin për fëmijë YouTube Kids, por e kufizoj kohën që shpenzojnë në platformë. Mendoj se çdo gjë e tepruar është e dëmshme,” tha ajo për CBS.

YouTube Kids është një platformë e ndarë nga YouTube dhe kuruar për përmbajtje për fëmijë. Megjithatë nuk është e pa të meta sepse në 2017-ën disa video të papërshtatshme kishin arritur të penetronin në YouTube Kids.

Nuk është hera e parë të Wojcicki flet për rregulla që u ka vendosur fëmijëve online. Në fillim të vitit tha se nganjëherë u merr telefonët fëmijëve sidomos gjatë pushimeve për ti ndihmuar të jenë më të pranishëm me realitetin që i rrethon.

Por nuk është CEO e vetme që u imponon kufizime fëmijëve. CEO i Google Sundar Pichat thotë se nuk ja lejon djalit të tij 11 vjeçar të përdorë smartfonë ndërsa themelues i Snapchat Evan Spiegel u lejon vetëm 1.5 orë në javë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netflix kalon 148 milionë abonentë

Lajmet e fundit>