Biznes

CEO-t e katër kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë “djersitin” përpara Kongresit Amerikan

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Korrik 2020
0
Mark Zuckerberg i Facebook, Jeff Bezos i Amazon, Sundar Pichai i Google dhe Tim Cook i Apple kompanitë e të cilëve kanë vlerë të përbashkët prej mëse 5 trilionë dollarë. CEO-t e katër kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë “djersitin” përpara Kongresit Amerikan

Google dhe Facebook morën goditjet më të forta nga kongresmenët Republikanë dhe Demokratë ditën e Mërkure në një dëgjesë së shumëpritur përballë Kongresit Amerikan i cili shikoi katër prej CEO më të fuqishëm të teknologjisë në ulur në një karrige të nxehtë.

Mark Zuckerberg i Facebook, Jeff Bezos i Amazon, Sundar Pichai i Google dhe Tim Cook i Apple kompanitë e të cilëve kanë vlerë të përbashkët prej mëse 5 trilionë dollarë, u përballën me një lumë akuzash nga ligjvënësit në një video konferencë përballë panelit të Komitetit Gjyqësor të Shtëpisë së Bardhë.

Demokrati David Cicilline nisi i pari duke akuzuar Google për vjedhje përmbajtjeje. “Pse Google vjedh përmbajtjet e bizneseve të ndershme,” pyeti Ai Sundar Pichai.

Ai akuzoi Google për vjedhjen e vlerësimeve të kompanisë Yelp dhe tha se Google e kishte kërcënuar kompaninë ta heqë nga rezultatet e kërkimit nëse kundërshtonte.

Pichai tha se do të dëshironte të dinte më shumë rreth këtyre akuzave duke thënë se i përmbahen standardeve më të larta dhe refuzuar se Google vjedh përmbajtje.

Zuckerberg i Facebook u përballe me disa pyetje serioze për blerjen e Instagram në 2012-ën dhe nëse e ka blerë sepse e shikonte si rival të rrezikshëm dhe kërcënim.

Zuckerberg tha se blerja është vlerësuar nga Komisioni Federal Tregtar dhe Instagram ishte aplikacioni i vogël kur u ble.

Nga Republikanët, senatori Jim Jordan akuzoi kompanitë për bllokimin dhe censurimin e përmbajtjeve konservatore. “Shkoni dhe përndiqni konservatorët,” tha Ai ndërsa kompanitë kanë mohuar censurën politike.

Tim Cook i Apple foloi për konkurrencën e egër me Samsung dhe Huawei i cili ka qenë nën fokusin e autoriteteve Amerikane. Dëgjesa është e para që vendos katër CEO të fuqishëm përballë Kongresit Amerikan.

LEXO EDHE:  Wikipedia ridizajnohet për herë të parë në një dekadë

Bosi i Amazon Jeff Bezos tha se bota ka nevojë për kompanitë e mëdha ndërsa Facebook, Apple dhe Google argumentuan sesi kompanitë e tyre kanë nxitur inovacionin.

Kritikët thonë se kompanitë kanë përdorur fuqinë e tyre për të përfituar produktet e tyre dhe dëmtuar rivalët. Nën vëmendjen e kongresmenëve ishte edhe praktika e Amazon me grumbullimin e të dhënave nga tregtarët ndërsa tek Apple debati u soll rreth App Store.

“Është një treg aq konkurrues saqë mund ta krahasoj me një përleshje rruge për tregun e smartfonëve,” tha Tim Cook. Ai u pyet nëse Apple ka vepruar kundër një zhvilluesi që është shprehur publikisht kundër praktikave të kompanisë, diçka që Cook e refuzoi.

Ndërsa Bezos foli për konkurrencën e kompanive si Walmart. “A ka përdorur Amazon ndonjëherë informacionet e palëve të treta që përdorin platformën e kompanisë për të ndërmarrës vendime në lidhje me biznesin e saj, po ose jo?” ishte pyetja e një kongresmeneje në drejtim të Bezos.

Bezos tha se nuk i përgjigjem dot kësaj pyetjeje me po ose jo.

Një raport i detajuar në lidhje me sjelljen e katër kompanive me pozitat e tyre dominuese do të publikohet në fund të Verës dhe fillim të vjeshtës. Raporti i përpiluar nga komiteti është përpiluar nga 1.3 milionë dokumente nga kompanitë. /PCWorld Albanian