Lajmet

Certifikohen 750 mësimdhënës sipas programit ECDL

Publikuar , 29 Maj 2010
0
Certifikohen 750 mësimdhënës sipas programit ECDL

I financuar nga MASHT, projekti ka filluar në dhjetorë 2009 ku janë përfshirë 5000 mësimdhënës preje të cilëve 750 tashmë janë aftësuar për mësimdhënie me kompjuter dhe morrin certifikata të cilat do të jenë të pranueshme në shumicën e vendeve të zhvilluara.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të organizuar nga MASHT, dhe AUK, morën pjesë Ministri i Arsimit , Enver Hoxhaj, Ambasadori,Vilijam Voker, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë z.. Lukas Beglinger, Drejtori i Institutit ICDL -Dablin, z. Pioter Mrazinski, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave nga vinin mësimdhënësit e certifikuar.

Me këtë rast Ministri Hoxhaj ndër tjera tha se “në shekullin në të cilin po jetojmë nuk mund të mendohet bota pa teorinë, teknologjinë e ,informacionit dhe të internetit.
Meqë ju jeni pjesa më meritore që ka dhënë kontribut për shtetin tonë. Ideja për shtetin e Kosovës, lindi aty, në zemrat tuaja, buroi nga puna, sakrifica juaj. Por,tash ne nuk do të ndërtojmë sistem arsimor si vet qëllim të tij, por një sistem arsimorë për shkak të gjendjes ekonomike që kemi, prandaj për ne çdoherë edukimi ka qenë dhe mbetet ekonomi dhe ekonomia edukim.

Më tej Ministri Hoxhaj foli edh për rëndësinë e aftësimit të mësimdhënësve për mësimdhënie me kompjuter, proces ky që do të bëj që shkolla jonë , arsimi të jetë më cilësorë. Ai foli edhe për aspekte tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë në arsim siç janë kurrikulumi, hapësirat shkollore, tekstet e mira shkollore,  mësimdhënës të aftë dhe të përkushtuar në proces. Ky kualifikim që sot po e merrni është i pranueshëm në të gjitha vendete Bashkimi Evropian, andaj ky proces do të vazhdojë. Nëse në të kaluarën shpresat për një shtet i kemi pas te ju, sot këto shpresa po tek ju i kemi për të ardhmen moderne të Kosovës tha në fund Ministri Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Gërmimi i Bitcoin nuk është më ai biznesi fitimprurës që njihnim

Të pranishmëve ju drejtua edhe Ambasadori Vilijam Voker (SHBA), i cili tha se nëse ka diçka për të cilën duhet të mburremi, atëherë janë proceset e, e arsimit që po ndodhin në Kosovë, andaj e përgëzoi ministrin Hoxhaj për qasjen ndaj proceseve arsimore, për një Kosovë moderne me një popullatë të arsimuar sipas standardeve bashkëkohore.
Mësimdhënësit e certifikuar i përshëndeti edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, Drejtori i Institutit ECDL – Dublin, z Pioter Mrazinski , Piter Porten (Swiss -Contact), pastaj Drejtorët e AUK, Chris Holl dhe Visar Jasiqi. Në fund Ministri Hoxhaj ndau mirënjohjet të veçanta (nga një llaptop) për tri mësueset më të dalluara në këtë program – aftësimi profesional.

Lajmet e fundit>