Harduer

CES 2013: Canon prezantoi fotoaparatin PowerShot N

Publikuar , 08 Janar 2013
0
CES 2013: Canon prezantoi fotoaparatin PowerShot N

Prej kohësh është e qartë se telefonët e përparuar ngadalë po e shtyjnë tregun e fotoaparatëve kompakt, kështu që shumë prodhues kanë provuar mënyra të ndryshme për rifreskim, e tani këtu është edhe Canon me një ide plotësisht të re.

Kështu sot në CES (Consumer Electronics Show) Canon zbuloi PowerShot N, fotoaparat kompakt me dizajn katror, me objektiv qendror të montuar dhe ekran të lëvizshëm LCD 2,8 inç, i ndjeshëm në prekje nga ana e pasme.

Kjo “lodër” me dizajn të pazakontë me trashësi 2,8 cm, ka të integruar sensor 12MP CMOS dhe procesor DIGIC 5, i cili ofron ndjeshmëri ISO prej 80 deri 6400 vlera, me objektiv afrimi optik 8X. Kamera përveç ekranit touch (461 k pika), kontrollohet edhe përmes dy gishtave të vendosur rreth objektivit.

Ky fotoaparat ofron lidhjen Wi-Fi, njohjen inteligjente dhe automatike të skenave, Eco mod për ruajtjen e baterisë, e sigurisht nuk mungon edhe mundësia e incizimit të videove në rezolucionin 1080p.

PowerShot N do të jetë në dispozicion prej muajit prill të këtij viti me çmim rekomandues prej 300 dollarëve. Pyetja e vetme është se a do t’u mbijetojë kjo pajisje telefonave? (PCWorld Albanian)

PowerShot N

LEXO EDHE:  Google Gallery Go është një aplikacion i lehtë për menaxhimin e fotove në Android

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>