Harduer

CES 2013: Huawei Ascend Mate, pajisja që zbeh dallimin mes smartfonit dhe tabletit

Publikuar , 08 Janar 2013
0
CES 2013: Huawei Ascend Mate, pajisja që zbeh dallimin mes smartfonit dhe tabletit

Huawei Ascend MateKemi parë se pajisjet e reja smartfon me ekran 5 inç ngadalë po bëhen të zakonshme, ndërsa Galaxy Note dhe Note 2 me 5,3 dhe 5,5 inç shumica po i klasifikojnë në të ashtuquajturën kategoria e phabletëve. Ne në PCWorld.al nuk pajtohemi me këtë, kështu që ende pohojmë se Note 2 është smartfon, pa marrë parasysh dimensionet e tij.

E tani, nëse 5,5 inç nuk ishin të mjaftueshëm për fshirjen e kufirit në mes të smartfonit dhe tabletit, pajisja e re Huawei me diagonale të ekranit prej 6,1 inç gjithsesi e ka bërë këtë gjë. Solemnisht deklarojmë se kufijtë më në fund kanë rënë.

Pra, Huawei sot në CES prezantoi modelin Huawei Ascend Mate, me ekranin e lartpërmendur prej 6,1 inç.

Për dallim nga vëllai i tij i vogël, Huawei Ascend D2, ekrani i këtij smartfoni vjen me rezolucion pak më të dobët prej 720p, procesor katër bërthamësh me fuqi 1,5 GHz, ndërsa sistemi operativ është Android 4.1 Jelly Bean dhe ndërfaqe Huawei Emotion UI.

Për autonomi kujdeset bateria 4050 mAh, ndërsa një ndër shtesat interesante është edhe teknologjia “Magic Touch” e cila mundëson funksionimin e ekranit me përdorimin e dorëzave.

“Huawei Ascend Mate lëviz kufijtë dhe sjellë argëtim pa kufi, komunikim dhe sjellë përvoja kreative si për nevoja personale ashtu edhe të fushës së biznesit. Smartfoni më i ri është lider në industrinë ICT dhe tregon fokusin tonë për risitë me qëllim që teknologjia e përparuar të jetë në dispozicion në tërë botën,” tha Richard Yu, shefi ekzekutiv i Huawei Device.

Kjo pajisje është në disponim në ngjyrën e bardhë dhe të zezë, ndërsa në shitje do të dal muajin shkurt të këtij viti në Kinë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google do të aplikojë një bllokues agresiv reklamash në Chrome

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>