Harduer

CES 2013: Lenovo prezanton smartfonin me ekran 5,5 inç, modeli K900

Publikuar , 10 Janar 2013
0
CES 2013: Lenovo prezanton smartfonin me ekran 5,5 inç, modeli K900

Lenovo gjatë CES-it prezantoi pajisjen smartfon me diagonale të ekranit 5,5 inç me të cilin direkt e sulmon Galaxy Note 2 të Samsung-ut, ndërsa me rezolucionin prej 1080p full HD IPS kjo kompani dëshiron të fitoj avantazh.

Në modelin K900 është integruar procesori dual core Atom Z2580 nga Intel, mirëpo më shumë detaje për të nuk janë bërë të ditura.

Është e mundur se do të punojë me fuqi prej 1,5, 1,8 apo 2,0 GHz, ndërsa sistemi operativ do të jetë Android 4.1.2 Jelly Bean.

Për një punë të kënaqshme janë siguruar 2 GB RAM, 16 GB memorie të brendshme, ndërsa aty është edhe kamera me sensor prej 13 megapikselëve.

Është interesant fakti se shtëpiza është e trashë vetëm 6,9 mm, ndërsa pesha e kësaj pajisje është 162 gram.

Pajisja Lenovo K900 do të fillojë të shitet në Kinë gjatë muajit prill, ndërsa më pas do të arrijë edhe në tregjet tjera, edhe pse nuk u specifikua se për cilat tregje bëhet fjalë.

Po ashtu nuk u bë i ditur as çmimi i pajisjes. (PCWorld Albanian)

lenovo k900

LEXO EDHE:  Hakerët sulmojnë politikanët Gjermanë, shpëton Merkel

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>