Harduer

CES 2013: Qualcomm prezanton gjeneratën e ardhshme të procesorëve mobil

Publikuar , 08 Janar 2013
0
CES 2013: Qualcomm prezanton gjeneratën e ardhshme të procesorëve mobil

qualcomm snapdragonPasi dje NVIDIA prezantoi çipin e vet më të ri Tegra 4, sot në CES 2013, Qualcomm njoftoi se edhe ai ka “kuaj” për garë.

Procesori i ri SoC Snapdragon 600 ka katër bërthama Krait 300 me fuqi maksimale 1,9 GHz, ka procesor grafik Adreno 320, mbështetje për LPDDR3 RAM, ndërsa e karakterizon shpejtësia më e madhe për 40% nga gjenerata e kaluar.

E tani, nëse kjo nuk mjafton për ju, shikoni se çfarë ofron Snapdragon 800: Krait 400 katër bërthamësh që trokasin në fuqi prej 2,3 GHz, Adreno 330 GPU, mbështetje për 2 x32 bit LPDDR3 RAM, mbështetje për LTE, rezolucion UltraHD (4096 x 2304 piksel), DTS-HD, Dolby Digital dhe kanal zërimi 7.1.

Ofron shpejtësi prej madje 75% më të madhe se procesori i tanishëm Snapdragon S4 Pro.

Këta procesor do të jenë të disponueshëm për prodhuesit e harduerit në pranverë që do të thotë se pajisjet e para në të cilat do të integrohet ky procesor nuk duhet ti presim deri para tremujorit të tretë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shefi i Mozilla, kalimi i Microsoft në Chrome një lajm shumë i keq

Lajmet e fundit>