Harduer

CES 2013: Smartfoni Huawei Ascend D2 rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Publikuar , 08 Janar 2013
0
CES 2013: Smartfoni Huawei Ascend D2 rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Huawei Ascend D2Pasi në disa raste kemi mundur të shohim disa fotografi të këtij modeli, Huawei sot në CES më në fund e ka prezantuar këtë smartfon.

Pra, Huawei Ascend D2 është pajisje Android me ekran 5 inç me rezolucion 1080p (440ppi). Vjen me procesor katër bërthamësh 1,5 GHz, kamerë 13 megapiksel dhe bateri 3000 mAh.

Sistemi operativ me të cilin punon kjo pajisje është Android 4.1 Jelly Bean.

Huawei Ascend D2 është i pajisur me sistemin e ashtuquajtur Audio-wise, i cili mundëson bisedën normale me palën tjetër edhe kur jeni plotë dy metra larg nga pajisja.

Një ndër karakteristikat e rëndësishme është rezistimi ndaj ujit dhe pluhurit. (PCWorld Albanian)

Huawei Ascend D2.

LEXO EDHE:  Samsung publikon një video ku testohet mekanizmi i palosjes së Galaxy Fold

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>