Harduer

CES 2013: Sony prezanton zyrtarisht Xperia Z

Publikuar , 08 Janar 2013
0
CES 2013: Sony prezanton zyrtarisht Xperia Z

Pas disa muajsh spekulime dhe rrjedhje të informacioneve, Sony sot në CES 2013 ka prezantuar edhe zyrtarisht telefonin më të ri, Sony Xperia Z.

Siç edhe kemi shkruar më parë, bëhet fjalë për modelin me ekran 5 inç me rezolucion 1080p (443ppi) i pajisur me teknologjinë BRAVIA 2 Engine.

Puna e këtij telefoni mundësohet nga procesori katër bërthamësh Snapdragon S4 Pro SoC me fuqi 1,5 GHz, ka 2 GB RAM. Ka kamerë me 13 MP dhe senzorin Ezmor RS i cili mundëson incizimin HDR.

Sistemi operativ në të cilin kjo pajisje bazohet është Android 4.1 Jelly Bean. Sony Xperia Z po ashtu mbështet punën në rrjetet LTE, kurse bateria ka kapacitet prej 2330 mAh.

Pajisja është e hollë vetëm 7,9 mm, ndërsa është rezistues ndaj ujit dhe pluhurit.

Paralelisht me modelin Xperia Z është prezantuar edhe modeli ZL, me dallime të vogla në dizajn.

Sony Xperia Z të gjitha specifikimet të cilat priten nga një smartfon superior, ndërsa do të jetë i disponueshëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Për më tepër informacione mund kërkoni në faqen zyrtare. (PCWorld Albanian)

Sony Xperia Z

LEXO EDHE:  Blerja më e fundit e Apple zbulon ambiciet e kompanisë për prodhimin e syzeve të realitetit të shtuar

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>