Harduer

CES 2013: Sony zbulon televizorin e parë në botë 4K OLED TV

Publikuar , 09 Janar 2013
0
CES 2013: Sony zbulon televizorin e parë në botë 4K OLED TV

Sony TVKa shumë prodhues që ofrojnë tashme televizorët 4K (të njohur edhe si Ultra HD) në konferencën CES të 2013-s që po zhvillohet në Las Vegas dhe shumë prej tyre po paraqesin edhe panelet OLED me ekrane të mëdha.

Por vetëm një është kompania që i kombinon të dyja teknologjitë: Sony, i cili prezantoi setin e parë në botë 4K OLED. Televizori për momentin është thjesht një prototip dhe logjikisht nuk ka një çmim, datë lançimi apo qoftë edhe vit lançimi.

Gjithsesi, kompania ka prezantuar të paktën dy prototipe në CES, kështu që këto pajisje e kanë kaluar me kohë fazën e konceptimit të produktit.

Ekrani është 56 inç, pra pak më i vogël se pjesa më e madhe e televizorëve 4K, por është pothuajse sa të gjitha ekranet OLED që janë prezantuar gjatë konferencës.

Për të grupuar numrin jashtëzakonisht të madh të pikselëve në një ekran 4K (të vogël mund ta quajmë), Sony ka punuar me AU Optronics për të kapërcyer sfidat e bërjes së pikselëve mjaftueshëm të vegjël për panelin. Shefi ekzekutiv Sony-t, Kazuo Hirai, zbuloi setin high-tech gjatë konferencës për shtyp të kompanisë në Las Vegas.

Faktikisht, figura në televizor u zhduk pak kohë pasi u shfaq në skenë, duke nxjerrë ekranin blu të ngjashëm me “Windows blue screen of death.” Modeli tjetër i prezantuar në sallën e katit të parë nuk pati asnjë problem dhe figura ishte e përkryer.

Megjithatë, analistët besojnë se për të bërë diferencën, ekranet OLED duhet të jenë më të mëdhenj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy A8s me kamër frontale nën ekran del në shitje për 450 dollarë

Tags >

SonyTV
Lajmet e fundit>