Ekipi nga Corning ka lëshuar një njoftim për shtyp për gjeneratën e ardhshme të Gorilla Glass 3 e cila do të prezantohet në konferencën e sivjetme CES.
Gorilla Glass 2 i vitit të kaluar ishte 20% më i hollë se pasardhësi i tij, derisa Gorilla Glass 3 do të duhej të jetë më i fortë dhe premton rezistencë më të madhe për gërvishtjet.
Nëse ekrani gërvishtet, Gorilla Glass 3 do të duhej të jetë më rezistues sesa paraardhësi i tij falë teknologjisë së re Native Damage Resistance e cila poashtu do të zvogëlojë përhapjen e plasaritjes.
Gorilla Glass 2 për herë të parë e kemi parë vitin e kaluar në pajisjen Samsung Galaxy S3 me të cilën filloi era e re e ekraneve Gorilla Glass 2, por kishte raportime të përdoruesve se ky ekran i ri plasaritet më lehtë.
Se si do të jetë Gorilla Glass 3 do ta mësojmë për disa ditë, kurse në praktikë do ta shohim me pajisjet e para. (PCWorld Albanian)