Analiza

CES: Shpenzimet për pajisje elektronike ranë 1% në 2012, pritet rritje 4% në 2013

Publikuar , 09 Janar 2013
0
CES: Shpenzimet për pajisje elektronike ranë 1% në 2012, pritet rritje 4% në 2013

Kjo javë është e mbushur me informacione nga të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në konferencën vjetore CES në Las Vegas.

Kësaj here, raportimet vijnë nga vetë stafi i CES, lidhur me gjendjen aktuale të tregut botëror të pajisjeve elektronike konsumatore. Disa nga analizat dhe statistikat që kanë paraqitur për Forbes Steve Koenig, drejtor analizues i industrisë në Consumer Electronics Association si dhe kolegui tij Steve Bambridge nga GfK Boutique Research, do t’i përmbledhim në pikat e mëposhtme:

4% rritje të pajisjeve konsumatore gjatë këtij viti edhe pse shumë marketerë kanë vërejtur rënie të PPB-së në 2012-n. Po ashtu, rënie të shpenzimeve për këto pajisje me 1% për vitin 2012, ndërkohë që analistët parashikojnë 4% rritje gjatë 2013-s.

Tregjet e vendeve në zhvillim do të rriten me 9%, ndërsa ato të vendeve të zhvilluara me 1%. Evropa vazhdon të mbetet shqetësim.

Shtytësit më të mëdhenj për rritje në 2013-n: Kina, India, Brazili, Rusia. Vende që ia vlejnë të vëzhgohen: Indonezia, Filipinet dhe zona nën shkretëtirën e Sarahasë në Afrikë.

2013, shqetësime: rritje e ulët në Evropë, mbase shumë pak pozitive, mbase jo. Rritje e vogël në Japoni, me pikën qendrore stagflanjacionin. Rritje rreth 2% në SHBA. Vende për t’u vëzhguar: Argjentina, me inflacionin, barrierat e tregtisë dhe çështje të tjera.

Vështrim në aspektin gjeografik: Evropa Perëndimore, 1% rënie pas 7% në 2012. Amerika e Veriut rritje 3% pas 1% vitin e kaluar. Azia e zhvilluar rritje 2% pas rënies 7% vitin e kaluar. Azia në zhvillim rritje 9% pas 7% vitin e kaluar. Amerika Latine rritje 5% pas rënies 11% në 2012. Lindja e Mesme dhe Afrika rritje 12%, pas 6% në 2012. Evropa Qendrore dhe Lindore rritje 7% pas 0% në 2012.

LEXO EDHE:  Buterin: Keqpërdorimi i teknologjisë blockchain është humbje kohe

Tabletët dhe smartfonët do të dominojnë tregun. Korrelacion i qartë mes rritjes së shitjeve të tabletëve dhe rënies së shitjeve të Notebook-ve gjatë festave.

Në janar 2013, ata parashikojnë penetrim 55% të smartfonëve në çdo shtëpi amerikane dhe 44% të tabletëve.

Në 2013, smartfonët dhe tabletët do të zënë 40% të shpenzimeve totale mbi pajisjet elektronike të konsumit.

Ata shohin gjithashtu rritje 25% në të ardhurat nga tabletët, 22% nga smartfonët ndërkohë rënie 23% të televizorëve Plasma dhe 2% rënie të të ardhurave nga televizorët LCD. (PCWorld Albanian)

CES

Tags >

CES
Lajmet e fundit>