Harduer

Çfarë dimë rreth debutimit të Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 më 10 Gusht

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Gusht 2022
Sipas spekulimeve Galaxy Z Fold 4 do të ketë një dizajn të përditësuar me një bosht në vend të dy boshteve të palosjes që kishin gjeneratat e kaluara. Çfarë dimë rreth debutimit të Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 më 10 Gusht

Ditën e Hënë Samsung publikoi video trailerin e parë zyrtare të evenimentin “Unpacked” që do të shohë debutimin e gjeneratës së re të smartfonëve me ekrane me palosje Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 më 10 Gusht.

Evenimenti Unpacked do të mbahet të Mërkurën e ardhshme dhe Samsung ka filluar të marrë rezervime për smartfonë ende të pa prezantuar.

Sipas spekulimeve Galaxy Z Fold 4 do të ketë një dizajn të përditësuar me një bosht në vend të dy boshteve të palosjes që kishin gjeneratat e kaluara.

Boshti i ri i palosjes do të jetë më i hollë, i lehtë dhe smartfoni do të vijojë të paloset në formën e një libri.

Telefonit do të ketë ekran 7.6-inç 120Hz dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Kamera të përmirësuara po vinë përfshirë një sensor telefoto 10-megapiksel 3x, një kamër 50-megapiksel me kënd të gjerë dhe një kamër 12-megapiksel ultrawide.

Galaxy Z Fold 3 kushtonte 1,800 dollarë por Fold 4 mund të ketë çmim më të ulët.

Sa i takon Galaxy Z Flip 4, telefoni do të vijojë me ekranin 6.7-inç që paloset vertikalisht por sipas analistëve do të ketë ekran të jashtëm 2-inç. Të dy smartfonët pritet të vinë me çipin e fundit Snapdragon 8+ Gen 1. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton sensorin 200-megapiksel për kamerat e smartfonëve