Biznes

Çfarë e shkaktoi rënien e fundit të Bitcoin?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2020
0
Të Shtunën e kaluar, mashtruesit e PlusToken zhvendosen 100 milionë dollarë bitcoin për të humbur gjurmët e burimit dhe destinacionin e tyre. Çfarë e shkaktoi rënien e fundit të Bitcoin?

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera ranë me shpejtësi në ditët e fundit dhe 50 miliardë dollarë janë fshirë nga tregu i kriptomonedhave.

Në të vërtetë rënia e Bitcoin erdhi si rezultat i vështirësive që tregu po kalon dhe ekonomia botërore me pandeminë e koronavirusit.

“Rënia e papritur e çmimit të bitcoin erdhi pasi shitjes nga Plustoken,” tha shefi ekzekutiv i bursës Indiane të kriptomonedhave Ashish Singhal.

PlusToken, një skemë Ponzi që ka përfshirë Kinën dhe Korenë në vitet e fundit vodhi 2 miliardë dollarë nga investitorët.

Të Shtunën e kaluar, mashtruesit e PlusToken zhvendosen 100 milionë dollarë bitcoin për të humbur gjurmët e burimit dhe destinacionin e tyre.

Çmimi i bitcoin ra me 1,000 dollarë përpara se aksionet dhe bursat të shënonin rënie masive.

Ata bënë të njëjtën gjë kur bitcoin kaloi mbi 10,000 dollarë këtë vit. Në muajt në vijim bitcoin përballet me rënien e volumit të tregtimit dhe adoptimin në rënie.

Shumë e kanë konsideruar bitcoin si parajsë të sigurte por me rënien e fundit besueshmëria është tkurrur. Asetet të cilat konsiderohen si parajsë e sigurte si ari dhe Jeni japonez zakonisht rriten në moment paqartësie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Paniku nga koronavirusi, Bitcoin humbet 20% të vlerës në 24 orë