Analiza

Çfarë efekti kanë pasur smartfonët në industrinë e kamerave të dedikuara?

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa profesionistët dhe entuziastët e fotove gjejnë përfitime të mëdha tek kamera profesionale, telefonët modernë po realizojnë foto të cilat lehtësisht përmbushin nevojat e një konsumatori mesatar. Çfarë efekti kanë pasur smartfonët në industrinë e kamerave të dedikuara?

Një prej pikave më të forta të iPhone XS është kamera e tij. Përdoruesit e parë të telefonit thonë se krahas funksioneve të reja si Smart HDR dhe Motorit Neural, XS realizon foto dukshëm më cilësore sesa paraardhësit.

Por nuk është vetëm Apple që po bën hapa pozitivë në këtë drejtim. Në tërësi kamerat e telefonëve janë përmirësuar ndjeshëm deri në atë pikë saqë njerëzit po largohen nga kamera e dedikuara.

Ndërsa profesionistët dhe entuziastët e fotove gjejnë përfitime të mëdha tek kamera profesionale, telefonët modernë po realizojnë foto të cilat lehtësisht përmbushin nevojat e një konsumatori mesatar.

Për industrinë e kamerave të dedikuara dhe prodhuesit e tyre, ngritja e telefonëve inteligjentë ka pasur një efekt shkatërrues për ta.

Shitjet e kamerave Olympus, Canon dhe Nikon kanë rënë me 80% mes viteve 2010-2017. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>