Burst Mode është shndërruar në një opsion standard në shumicën e smartfonëve. Në momentin që aktivizohet ju mund të kapni disa foto njëherazi, shumë të dobishme në rastin kur objekti juaj po lëviz.
Është një funksion i integruar në aplikacionin e kamerës së iPhone ku kap disa foto me shpejtësi. Është opsion i mrekullueshëm nëse dëshironi të zgjidhni foton më të mirë ideale për selfiet, fotot në grup dhe evenimentet sportive.
Burst Mode funksionon me kamerën e pasme por edhe selfie. Në këtë artikull ju tregojmë sesi të përdorni Burst Mode në iPhone.
Ja sesi të përdorni Burst Mode nga iPhone XS tek modelet e fundit
- Hapni aplikacionin e kamerës
- Aplikacioni hapet në modalitetin Photo. Nëse një modalitet tjetër është i përzgjedhur duhet të kaloni tek ky i fundit.
- Kur të jeni gati tërhiqni në të majtë butonin e shkrepjes dhe fotot Burst fillojnë të realizohen
- Hiqni gishtin nga ekrani kur dëshironi të ndalojë
Ja sesi të përdorni Burst Mode në iPhone X dhe modelet e kaluara
- Hapni aplikacionin e kamerës
- Kaloni në modalitetin Photo nëse nuk jeni aty
- Kur të jeni gati shtypni butonin e shkrepjes dhe mbani të shtypur
- Hiqni gishtin kur dëshironi që shkrepja të ndalojë
Aktivizoni Burst Mode me butonat e volumit
Ndonjëherë nuk është praktike të mbanin shtypni në butonin e shkrepjes në ekran sidomos për selfiet. Ka një alternativë tjetër për modelet iPhone XS dhe ato të fundit të iPhone por duhet ta aktivizoni vetë.
- Hapni Settings
- Shkoni tek Camera
- Aktivizoni opsionin Use Volume Up for Burst
- Hapni aplikacionin e Camera
- Me modalitetin Photo mbani shtypur butonin lart të volumit
- Hiqni gishtin kur dëshironi që shkrepja të ndalojë.
/PCWorld Albanian