Analiza

Çfarë është IFA? Fakte dhe kuriozitete

Publikuar , 31 Gusht 2012
0
Çfarë është IFA? Fakte dhe kuriozitete

IFA ose Internationale Funkausstellung Berlin (Ekspozita Ndërkombëtare Radio në Berlin, e ashtuquajtur edhe ‘Berlin Radio Show’) është një nga ekspozitat industriale më të mëdha në Gjermani. Nga viti 1924 e deri në 1939 organizohej si një eveniment vjetor, por prej 1950 filloi të organizohej çdo dy vjet. Nga 2005 iu rikthye traditës së vjetër, duke u prezantuar sërish çdo një vit.

Panairi mbahet në shtator dhe është një nga shfaqjet më të mëdha të teknologjisë dhe tregtisë në botë, veçanërisht në fushën e elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake.

Ai u ofron mundësinë ekspozuesve të prezantojnë produktet dhe zhvillimet e tyre më të fundit për publikun e gjerë. Të gjitha të rejat transmetohen pothuajse në të gjitha mediat gjermane duke shërbyer si një publicitet mjaft i efektshëm për të gjitha kompanitë që marrin pjesë.

IFA e këtij viti do të mbahet nga 31 gushti deri në 5 shtator në Berlin.

Në vitin 2003, IFA ishte panairi më i madh në botë për elektronikën, i ndjekur nga 273 800 vizitorë. Mbi 1000 ekspozues morën pjesë. Në atë vit u morën rreth 2.4 miliardë euro kërkesa për produkte dhe ishin të pranishëm mbi 6800 gazetarë të akredituar nga 78 vende të botës.

Disa prej markave më të njohura në fushën e teknologjisë që do të marrin pjesë këtë vit janë:

Acer, AEG, Euronics, Beko, BitTorrent, BMW, Dell, T-Mobile, Epson, Ford, Fujitsu, Hyundai, IBM, IDG, Intel, Kaspersky, LG, Logitech, Miele, Panasonic, Philips, Bosch, Samsung, Sharp, Siemens, Skype, Sony, Tefal, Toshiba, Vodafone, Yamaha etj.

Janë rreth 1300 kompani nga e gjithë bota që do të prezantojnë edhe këtë vit produktet e tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nga dita e sotme Gmail në Android vjen me një pamje ndryshe

Lajmet e fundit>