Lajmet

Çfarë është Taproot: përditësimi më i madh i Bitcoin që prej 2017

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shtator 2021
Çfarë është Taproot: përditësimi më i madh i Bitcoin që prej 2017

Çfarë është Taproot? Është një përditësim në rrjetin e Bitcoin i cili premton të ruajë detajet e disa prej transaksioneve në thellësinë e blockchainit të tij.

Taproot do të jetë përditësimi më i madh i Bitcoin që prej 2017-ës që çoi në ndarjen e rrjetit blockchain në dy të tjere më vete. Edhe pse Taproot nuk është aq revolucionar sa i pari, është i rëndësishëm të kuptohet sesi ka për të ndryshuar rrjetin më të madh blockchain në botë.

Çfarë adreson?

Blockchaini i Bitcoin përbëhet nga kod kompjuterik. Kur dërgoni një transaksion në këtë rrjet, monedhat janë të lidhura me një skript. Këto komanda i tregojnë blockchainin se çfarë duhet të bëjë me to. Normalisht nis një proces verifikimi duke përdorur një çelës privat si nënshkrim i cili provon se mund ti shpenzoni ato monedha.

Por njerëzit bëjnë transaksione më komplekse, siç janë kontratat inteligjente apo një kod i cili përcakton marrëveshjen mes dërguesit dhe marrësit, prandaj nevojiten disa nënshkrime përpara se monedhat të shpenzohen ose një afat kohor i njohur si “timelock.”

Kur monedhat shpenzohen, këto skripte bëhen publike në rrjetin e Bitcoin, duke shtuar më shumë informacion në një blockchain tashmë të mbi popullor. Kjo rrezikon ekspozimin e informacioneve të njerëzve të përfshirë në transaksione. Si rezultat puna e kompania të gjurmimit të transaksioneve si CipherTrace apo Chainalysis bëhet më e lehtë por edhe për agjencitë shtetërore për të cilat këto firma punojnë dhe ofrojnë informacion.

Çfarë do të bëjë Taproot?

Me Taproot të gjithë palët e përfshira në një transaksione mund të bashkëpunojnë për ti bërë transaksionet komplekse të ngjajnë si standarde, transaksione nga individ-tek-individi. Një gjë e tillë arrihet duke kombinuar çelësat e tyre publik për të krijuar një çelës të vetëm, dhe kombinuar nënshkrimet e tyre për të krijuar një nënshkrim të vetëm. Kombinimi realizohet përmes një pajisjeje quajtur Schnorr.

LEXO EDHE:  Bitcoin humbet 3,000 dollarë vlerë në 24 orë

Cilat janë përfitimet?

Për transaksionet specifikisht komplekse, Taproot do të rrisë privatësinë duke reduktuar sasinë e të dhënave që nevojiten për realizimin e tyre. Kështu reduktohen kostot e transaksioneve të cilat janë rritur shumë që kur Bitcoin u ngjit në popullaritet.

Mbi të gjitha përfitimet në aspektin e privatësisë do të shtrihen edhe tek aplikacionet që përdorin kontratat “time-lock” siç janë CoinSwap duke shkrirë transaksionet në Bitcoin dhe bërë shumë të vështirë identifikimin e origjinës por edhe destinacionit. E njëjta aplikohet edhe për Rrjetin Lightining, një shtresë e dytë rrjeti i cili bashkon transaksionet jashtë zinxhirit. Aplikacionet në fjalë, falë Taproot, do të bëhen më private.

Ideja e kujt ishte?

Taproot u propozua në 2018-ën nga Gregory Maxwell. Maxwell është një zhvillues i Bitcoin Core, një softuer open-source krijuar nga Blockstream ku Maxwell ishte dikur CTO. Bitcoin Core është klienti softuer dominues në Bitcoin ku individët mund të ndërveprojnë me blockchainin e tij. Duke shkarkuar Bitcoin Core, përdoruesit mund të marrin pjesë në vërtetimin e transaksioneve në blockchainin e Bitcoin.

Si është gjendja aktualisht?

Gërmuesit e Bitcoin, të cilët janë ata që krijojnë blloqe të reja në rrjet, duhej të sinjalizonin dakordësinë e tyre me përditësimin gjatë një periudhe 2 javore. Që përditësimi të shkojë përpara, duhet që 90% e blloqeve të gërmuara gjatë periudhës të përmbajnë të dhëna nga gërmuesit njohur si “signal bit.” Nëse nuk arrihej ky objektiv, gërmuesit kishin një shans tjetër në dy javët e ardhshme deri më 11 Gusht. Pas dështimi disaherë që arrihej objektivi 90%, gërmuesit e rrjetit arritën objektivin më 12 Qershor, 2 muaj përpara afatit përfundimtar.

Nëse gjëja shkojnë siç është parashikuar, Taproot do të jetë live në Nëntor.

LEXO EDHE:  Një Bitcoin këmbehet me 41 mijë dollarë

Pse 90%?

Bitcoin është një projekt global me miliona aktorë të përfshirë nga zhvillues, tek gërmues, institucione dhe individë. Si i tillë, nevojtet një konsensus i gjerë për ndryshime substanciale. Procesi standardi këtij konsensusi është duke u regjistruar në Bitcoin Improvement Proposal (BIP.) Në BIP gjenden ndryshimet e kodit në protokollin e Bitcoin. Disa dëshironin të ecnin përpara me BIP 9 që kërkon mbështetjen e gërmuesve për të implementuar përditësimin. Të tjerë mbështesnin BIP 8, i cili thoshte se përditësimi do të shkojë përpara me apo pa mbështetjen e gërmuesve.

Anëtarë të komunitetit në takime publike vendosën që propozimi për adoptimin e Taproot quajtur “Speedy Trial” të bëhej përgjatë një periudhe 3 mujore me 90% të gërmuesve të përfshirë për aktivizimin e saj.

Zhvilluesi i Bitcoin Core, Luke Dashjr shkaktoi reagime kur kundërshtoi Speedy Trial, duke insistuar në konsensusin e arritur me BIP 8. Dashjr krijoi një klient softueri i cili lejonte operatorët e nyjeve të blockchainit të Bitcoin të aktivizonin Taproot më herët.

Zhvilluesi tjetër i Bitcoin Matt Corallo i referohej përditësimin si një ndarje e Bitcoin Core pa konsensus dhe si një mënyrë e re për të krijuar dy monedha të ndryshme Bitcoin.

Kush nuk e mbështet?

Eduard Snouden, ish kontraktori i Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA) tha në Samitin Ethereum në Maj të 2021 se Taproot mund ta përqësonte situatën e privatësisë për Bitcoin. Megjithatë shumë zhvillues nuk janë dakord me mendimin e Snouden.

Pjesa më e madhe e mbështetin përditësimin.

Kur ishte përditësimi i fundit i Bitcoin?

Përditësimi Segregated Witness (SegWit) në 2017-ën ishte përditësimi i fundit madhor në rrjetin e Bitcoin. Qëllimi ishte që të largoheshin disa informacione nënshkrimi nga transaksionet e Bitcoin dhe krijuar më shumë hapësirë për blloqet e transaksioneve. Kështu blockchaini i Bitcoin do të bëhej më i shpejtë.

LEXO EDHE:  Bitcoin nuk ndalet, kapërcen kufirin e 50 mijë dollarëve

Disa nuk mendonin se nuk do të shkonte shumë larg dhe e trajtuan Bitcoin më tepër si një mjet investimi në vend të një monedhe të përdorshme. Bitcoin, ata mendonin, se kishte nevojë për blloqe më të mëdha për të mundësuar transaksione më të shpejta dhe më pak të kushtueshme. Ky fraksione nisi një ndarje të madhe për të formuar Bitcoin Cash.

Taproot ka më pak dezertorë sesa SegWit. Përkundrazi konflikti kësaj here ishte për mënyrën sesi do të implementohej. /PCWorld Albanian