Analiza

Çfarë është Web 3.0 dhe si do të ndryshojë internetin?

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shkurt 2021
Web 3.0 edhe pse në hapat e parë, premton ta bëjë internetin më të hapur, më të besueshëm. Çfarë është Web 3.0 dhe si do të ndryshojë internetin?

Web 3.0 është gjenerata e ardhshme e World Wide Web. Edhe pse uebi ka bërë avancime të shumta në vitet e fundit, shumë përdorues janë të shqetësuar për limitet e tij që ka struktura në përdorim. Për këtë arsye ka prej atyre njerëzve që besojnë se Web 3.0 ofron performancë më superiore.

Në këtë artikull tregojmë çdo gjë që dimë për Web 3.0.

Web që njohim sot

Mes 1991 dhe fillimit të viteve 2000, shumica e përdoruesve të uebit ishin konsumatorë pasivë të përmbajtjeve. Uebsajtet ishin statike dhe vetëm shikoheshin, dhe përdoruesit nuk ndërvepronin me to.

Në ditët e para të internetit, përmbajtja konsumohej nga uebsajte statike hostuar në ISP ose sajte si GeoCities. Informacioni këmbehej më shpejt sesa sot por ndërveprimi ishte i ulët.

Avancimet në teknologjitë e serverët filluan në 1999 duke rritur shpejtësinë e internetit dhe kapërcimin nga Web 1.0 në Web 2.0. me gjeneratën e re ndërveprimi u rrit dhe përdoruesit tashmë kishin fuqinë për të krijuar përmbajtje. Media sociale si MySpace dhe Facebook inkurajonin njerëzit të gjenerojnë forma të ndryshme përmbajtjeje.

Epoka e Web 2.0 mund të përcaktohet nga tre gjëra: mobile, social dhe cloud.

Çfarë është Web 3.0?

Tim Berners-Lee, krijuesi i World Wide Web, përshkruan Web 3.0 si “read-write-execute.” Është një version uebi që ju jep përdoruesve më shumë kontroll për të krijuar dhe ekzekutuar mjetet dhe softuerët e tyre në vend që të mbështeten tek njerëz të tjerë për softuerët.

Web 3.0 edhe pse në hapat e parë, premton ta bëjë internetin më të hapur, më të besueshëm. Përmban disa elementë të cilët shërbejnë si blloqe ndërtuese për suksesin e tij: edge computing, rrjete të decentralizuara të dhënash, grafika 3D dhe inteligjencë artificiale.

LEXO EDHE:  Galaxy Buds 2 janë kufjet wireless me koston më të ulët të Samsung

Uebi Semantik është një koncept i propozuar në 1990 nga anëtarët e Konsorciumit World Wide Web. Ka për qëllimi ti japë kuptim fjalëve në mënyrë që përmbajtja në ueb të jetë e lexueshme nga robotët dhe makineritë. Kjo e bën më të lehtë shpërndarjen, ndërlidhjen dhe krijimin e përmbajtjeve në ueb.

Me Uebin Semantik, programet mund të organizojnë sete të gjëra të dhënash për të realizuar detyra. Si shembull mund të përmendim fakti se shumica e përmbajtjeve në ueb janë të paetiketuara dhe motorët e kërkimit mbështeten tek fjalët kyçe për identifikimin e përmbajtjeve. Kështu rezultatet e kërkimit janë më pak të sakta.

Krijimi i një gjuhe të përbashkët në ueb do të ndihmonte organizimin, krijimin dhe përdorimin e përmbajtjeve me lehtësi më të madhe. Inteligjenca artificiale është mjet jetik për uebin e së nesërmes. Uebi Semantik e bën më të lehtë që inteligjenca artificiale të ekzekutojë përpunimin natyral të gjuhës duke dhënë kështu rezultate kërkimi më të sakta.

Dizajni 3 dimensional do të jetë prioritet i Web 3.0 ku përdoruesit përfitojnë nga rritja e ndërveprimit si në guidat virtuale tek lojërat kompjuterike. Rrjetet blockchain ofrojnë metoda të reja për ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave. Rrjetet transparente dhe të decentralizuara si ato blockchain mundësojnë shpërndarjen e informacionit lehtësisht të verifikueshëm.

Web 2.0 vs Web 3.0

Struktura aktuale e internetit është e bazuar në një sistem i cili klasifikon dhe organizon përmbajtjen në kategori të ndryshme duke përdorur tage edhe etiketa të shtuar nga përdoruesit.

Uebsajtet kështu lidhen me njëri-tjetrin dhe të dhënat shpërndahen mes tyre. Me Web 3.0 makineritë do të njohin një set të gjerë të dhënash për kategorizimin e përmbajtjeve. Palët e ndërmjetme të cilat ofrojnë nivele besueshmërie në Web 2.0 mbështeten tek nxjerrja dhe tërheqja e vlerës.

LEXO EDHE:  Shqiptarët e përdorin internetin për të lexuar lajme

Përshembull Transmission Control Protocol/Internet Protocol përcakton sesi kompjuterët tanë kërkojnë të dhëna nga databaza dhe serverë të ndryshëm. Pjesa më e madhe e databazave dhe serverëve janë të centralizuara duke vënë në pikëpyetje kontrollin që shumica e njerëzve kanë mbi të dhënat e tyre.

Edhe mjetet e zhvillimit janë të centralizuara dhe kontrollohen nga kompani private siç janë API-të e Facebook apo Google. Për më tepër platformat e rrjeteve që zhvilluesit mbështeten për të krijuar uebsajte dhe aplikacione janë gjithashtu private. Kështu nevojiten një set kompleks miratimesh dhe lejesh për përdorimin e rrjeteve në zhvillimin e softuerit.

Struktura e Web 3.0 bazuar në blockchain është një databazë konvencionale. Eliminohet nevoja për emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh falë blockchain. Projektet mund të hostohen në cloud të decentralizuar ose qendra të dhënash të pavarura, pra struktura perfekte për mjete dhe rrjete publike.

Pra kushdo mund të përdorë këto platforma pa pasur nevojë për aprovim nga gjigantët e teknologjisë apo sistemet e centralizuara. Transparenca e këtij rrjeti do të thotë një internet i lirë duke vështirësuar kështu censurën apo sulmet kibernetike. /PCWorld Albanian