Lajmet

Çfarë është Wi-Fi 6E, ndryshimi më i madh në teknologjinë wireless të 20 viteve të fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shkurt 2021
Produktet e para me këtë teknologji janë Asus ROG Rapture GT-AXE11000, Linksys AXE8400 Mesh System dhe Netgear Nighthawk RAXE500. Të tre routerët kanë tre banda dhe do të shitet mes 450 dollarë deri në 1,200 dollarë. Çfarë është Wi-Fi 6E, ndryshimi më i madh në teknologjinë wireless të 20 viteve të fundit

Menjëherë pasi të gjithë filluan të mësoheshin me teknologjinë e re Wi-Fi 6 në routerët, laptopët dhe smartfonët e tyre, Wi-Fi 6E do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi përdorim wireless.

Duke shtuar bandën 6Ghz dhe hapur disa kanale të reja performance, Wi-Fi 6E rrit kapacitetin e transmetimit të të dhënave por është i kufizuar në distanca më të shkurtra.

Çfarë është Wi-Fi 6E?

Bazuar në specifikimin e Institutit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike (IEEE), Wi-Fi 6E rritin kapacitetin frekuencor me 1.2Ghz duke përfshirë spektrin 5,925 në 7,125Mhz.

Është ndryshimi më i madh në Wi-Fi që nga debutimi i 802.11b 20 vite më parë. Është një hap i madh për Aleancën e wi-Fi.

Wi-Fi 6 vs Wi-Fi 6E

Një shikim më i hollësishëm i Wi-Fi 6E zbulon disa përmirësime të ndjeshme të performancës. Përveç dizajnin për vonesa të ulëta transmetimit (latency), Wi-Fi 6 mund të tolerojë interferencën duke shtuar 100 kanala të reja transmetimit të dhënash më tepër sesa Wi-Fi 6.

Në fakt sjell 7 kanale të reja ekstra 160Mhz nga 1 kanal 160Mhz që kishte Wi-Fi 6. Edhe pse në bandwidth total të dy standardet kanë kapacitet të njëjtë prej 9.6Gps, Wi-Fi 6E ndihmon sidomos gamers me vonesa të ulëta transmetimit dhe përhapur të dhënat në tre banda: 2.4Ghz, 5Ghz dhe 6Ghz.

Kur vinë pajisjet e para Wi-Fi 6E?

Pritja për Wi-Fi 6 do të jetë më e shkurtër sesa mendoni. Kjo sepse disa prej tyre kanë mbërritur tashmë. Routerët e parë Wi-Fi 6E po shiten. Tashmë po përflitet për Wi-Fi 7 detajet e të cilët janë ende të vakëta por do të bazohet në teknologjinë Extremely Hight Throughput (EHT).

Routerët Wi-Fi 6E

Produktet e para me këtë teknologji janë Asus ROG Rapture GT-AXE11000, Linksys AXE8400 Mesh System dhe Netgear Nighthawk RAXE500. Të tre routerët kanë tre banda dhe do të shitet mes 450 dollarë deri në 1,200 dollarë.

LEXO EDHE:  Samsung prezanton një kartë bankare

Pajisjet Wi-Fi 6E

Samsung Galaxy S21 Ultra është ndër telefonët e parë me teknologjinë Wi-Fi 6E. Të tjerë pritet ti bashkohen gjatë vitit me prezantimin e harduerëve të rinj. Lajmi i mirë është se Aleanca Wi-Fi ka filluar të certifikojë pajisjet e para me teknologjinë Wi-Fi 6E. Deri në verë pritet të shohim qindra produkte Wi-Fi 6E nga routerët tek laptopët, tabletët dhe smartfonët. /PCWorld Albanian