Wi-Fi 6 është pranë finalizimit, megjithatë nuk është teknologjia e cila garanton internetin wireless më të shpejtë.
WiGig është dizajnuar për shpejtësi të mëdha në distanca të vogla dhe versioni i përmirësuar i teknologjisë po përgatitet për 2019-ën.
WiGig shpjeguar thjeshtë
WiGig transmeton të dhënat përmes valëve wireless mbi frekuencën 60Ghz dhe ndryshe nga Wi-Fi 6 i cili përdor 2.4Ghz dhe 5Ghz.
Frekuenca 60Ghz është më pak e dendur sesa 2.4 ose 5Ghz që do të thotë se mund të transferojë të dhëna më shumë përnjëherë.
Specifikisht versioni aktual i WiGig premton shpejtësi reale deri në 5Gbps ndërsa Wi-Fi 6 jo më shumë se 2Gbps. Ndërsa versioni i ri i WiGig që do të vijë vitin e ardhshëm mund të transmetojë deri në 10Gbps.
Deri këtu çdo gjë duket për mrekulli por edhe kjo teknologji ka ngërçet e veta. Sa më të shkurtra gjatësitë e valëve, aq më i vogël mbulimi. Aleanca Wi-Fi thotë se WiGig mund të funksionojë në distanca deri në 10 metër, por e ka të vështirë të penetrojë muret dhe pengesat e tjera.
Pajisje WiGig në distanca më të mëdha bien në performancën e Wi-Fi 6.
WiGig 802.11ad dhe 802.11ay
WiGig u prezantua për herë të parë në 2009 nga Wireless Gigabit Alliance. Në 2013-ën kjo aleancë u mbyll dhe Wi-Fi Alliance nisi aktivitetin për të zëvendësuar të parin.
Wi-Fi Certified WiGig është një standard i Wi-Fi Alliance ashtu si dhe WPA3.
Versioni origjinal i WiGig i publikuar në 2012-ën përdorte standardin 802.11ad me shpejtësi deri në 5Gbps në distancë 10 metër.
Një standard i ri pritet të hyjë në funksion dhe është 802.11ay i cili do të rrisë kapacitetet e WiGig madje edhe distancën në 100m.
Për çfarë do të përdoret WiGig?
WiGig nuk ka për të zëvendësuar Wi-Fi 6 edhe sikur mbulimi të rritet, Wi-Gig nuk mund të penetrojë muret dhe pengesat e tjera fizike.
Duhet të keni dy pajisje WiGig në të njëjtën dhomë për të përfituar nga avantazhet që ofron.
Këto janë disa teknologji që mund të përfitojnë nga WiGig:
Si mund të kem WiGig?
Netgear shet disa router me këtë teknologji. Përmendim Netgear Nighthawk X10 AD7200.
Ju mund të blini edhe telefonin ASUS ROG Phone apo pajisjen e realitetit virtual HTC Vive.
Në fund të fundit, WiGig është vetëm një shtesë e Wi-Fi. Çdo pajisje që mbështet WiGig duhet të mbështesë standardet bazike si Wi-Fi 6.
Megjithatë jo çdo pajisje Wi-Fi 6 vjen me WiGig. /PCWorld Albanian