Analiza

Çfarë humbasin njerëzit kur janë pranë kompjuterit

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
Çfarë humbasin njerëzit kur janë pranë kompjuterit

abstract_computers_men_pc_laptops_faces_m9182Një hulumtim i ri ng Scott Wallsten, ekonomist në Institutin për Politikën e Teknologjisë në Uashington përpiqet të tregojë se çfarë ju mungon amerikanëve saktësisht kur ata janë të ngjitur në ekranet e kompjuterëve të tyre.

Wallsten kufizon studimin e tij në “kohën e lirë online” ose kohën e shpenzuar duke bërë gjëra si kombinimi i rrjeteve shoqërore, shfletimi për qëllime jashtë punës, dërgimi i porosive, etj.

(Lojërat online edhe pse marrin shumë kohë të lirë, nuk janë përfshirë për shkak të rrugës se si i ka përdorur Wallsten të dhënat të grumbulluara nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-ve.

Megjithë të metat e të dhënave, Wallsten gjen që koha e lirë online ende i pengon aktivitetet e tjera.) Nuk është befasi që koha e shpenzuar në kompjuter si kohë e lirë është rritur eksponencialisht viteve të fundit. Sidoqoftë, koha e lirë në kompjuter ende zë 13 minuta të pesë orëve sa kanë amerikanët kohë të lirë mesatarisht gjatë ditës.

Edhe pse kështu, kjo kohë e shpenzuar në kompjuter ka një ndikim të theksuar, duke ndikuar në gjërat si gjumi, puna, udhëtimi dhe përkujdesja ndaj familjes.

Për çdo minutë që e shpenzojnë në kompjuter, amerikanët shpenzojnë përafërsisht 16 sekonda më pak duke punuar, shtatë sekonda më pak duke fjetur, gjashtë sekonda më pak duke udhëtuar, katër sekonda më pak duke u përkujdesur për familje dhe tre sekonda më pak duke edukuar veten.

Edhe pse Wallsten nuk mund ta dëshmojë që përdorimi sa më i madh i kompjuterit shkakton më pak gjumë për shembull, ai përfundon që “aktivitetet online, edhe kur janë të lira nga transaksionet monetare, nuk janë të lira nga shpenzimi i rastit”.

LEXO EDHE:  Teknologjia e informacionit, trend në rritje me nevojën për kuadro të reja

Ky trend është posaçërisht i theksuar në mesin e të rinjve. Për shembull, çdo minutë që 15-19 vjeçarët shpenzojnë online çon në 18 sekonda më pak duke i kryer veprimtaritë edukative.

Për amerikanët e moshave 20-24 vjeç, e njëjta periudhë e kohës së lirë online është e lidhur vetëm me humbjen e rreth shtatë sekondave të aktivitetit online. Për amerikanët më të vjetër, ndikimi është madje edhe më i vogël.

Këto të dhëna sugjerojnë, ndonëse nuk e dëshmojnë saktësisht, që adoleshentët janë me siguri duke i kushtuar më tepër kohë se sa do t’i përkushtonin aktiviteteve edukative, veprimtarive si shfletimi i uebit, dërgimi i porosive në çast se sa personat e tjerë.

Nëse duam ta dimë ndikimin e përdorimit online, atëherë mund ta shohim që amerikanët nga viti 2003 deri në vitin 2011 kanë shkurtuar kohën e shpenzuar duke u shoqëruar offline për pothuajse pesë minuta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>