Harduer

Çfarë ka ndodhur me telefonin me ekran që paloset të Microsoft?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Shkurt 2019
0
Sipas Windows Central, Lite OS nuk është Windows por një sistem i ri operativ. Shumë e krahasojmë me Chrome OS dhe këtë e konfirmon edhe Mary Jo Foley i ZDNet. Çfarë ka ndodhur me telefonin me ekran që paloset të Microsoft?

Ndërsa telefonët e parë me ekrane që palosen kanë filluar të shfaqen, telefoni i Microsoft kurrë nuk ka qenë as afër e as larg prezantimit.

Koncepti i një pajisjeje e cila shndërrohet nga një telefon në tablet u materializua këtë javë me telefonin e Samsung. Por ndërsa interesi rreth këtyre pajisjeve po shtohet, ashtu edhe spekulimet për Microsoft Andromeda.

Komuniteti i teknologjisë në rrjetin social Twitter mendon se telefoni-tablet i Microsoft ishte aq i lidhur me Windows Mobile dhe sot nuk është më në planet e kompanisë duke pasur në konsideratë fatin e këtij të fundit.

Megjithatë ka pasur sugjerime se Android mund të vijë me një sistem tjetër operativ, atë Lite OS.

Sipas Windows Central, Lite OS nuk është Windows por një sistem i ri operativ. Shumë e krahasojmë me Chrome OS dhe këtë e konfirmon edhe Mary Jo Foley i ZDNet.

Ajo beson se Lite OS do të bazohet tek aplikacionet e uebit ngjashëm me Chromebook. Mbase Microsoft ka qenë tepër ambicioz me Andromeda dhe ka vendosur ta nisë nga e para me një sistem operativ të ri.

E ndërsa Lite OS mund të jetë diçka e re, hardueri me dy ekrane që paloset në një smartfon ka filluar të duket i vjetëruar. Çfarë mendoni, a do të prezantojë edhe Microsoft një telefon të tillë? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WordPress 5.0 po vjen, a është uebsajti juaj gati?

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>