Vëzhgim

Çfarë ka të re në Windows 7 Release Candidate

Publikuar , 24 Shkurt 2010
0
Çfarë ka të re në Windows 7 Release Candidate

Por Windows 7 RC ka gjithashtu edhe dy tipare të reja, të cilat nuk ishin në dispozicion në versionin beta të paraqitur në janar: Remote Media Streaming, i cili u mundëson përdoruesve të transmetojnë materiale multimediale në PC jashtë shtëpisë; dhe Windows XP Mode, një shtesë kontroverse e cila hap aplikacionet e Windows Xp në një makinë virtuale.

Remote Media Streaming
Për konsumatorët dhe bizneset e vogla, Remote Media Streaming në Windows 7 zgjeron mundësitë për shpërndarjen e materialeve multimediale të Homegroup – e cila lidh kompjuterët me Windows 7 nga shtëpia për të dërguar materiale multimediale në botën e jashtme.

Remote Media Streaming “ju lejon të merrni me vete materialet tuaja multimediale”, thotë Jeff Price, drejtor i menaxhimit të produkteve të Windows-it në Microsoft. Kjo do të thotë se mund të përdorni librarinë tuaj me këngë dhe fotografi kudo ku ka lidhje interneti Wi-Fi, të diçka që më parë njerëzit mund ta bënin vetëm në rrjetin e shtëpisë.
“Qofshi në shtëpi apo diku jashtë, ju merrni të njëjtën përkrahje për materialet tuaja. Mendoj se ky tipar do të jetë mjaft zbavitës për njerëzit”, thotë Price.

Windows XP Mode
Ky tipar virtualizimi është shtesë beta falas për Windows 7 RC. Kjo shtesë u lejon përdoruesve të përdorin aplikacionet e vjetra që janë vetëm për XP përmes makinës virtuale që përmban kopjen e licencuar të Windows XP SP3.
XP Mode punon vetëm me versionet Enterprise, Professional dhe Ultimate të Windows 7. Është e dizajnuar për korporata me aplikacione kritike, të cilat nuk janë të azhurnuara për të punuar me Vista ose Windows 7. Përdoruesit mund t’i përdorin aplikacionet në XP Mode derisa të marrin versionin e ri të programit.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

XP Mode mund të jetë i dedikuar për kompanitë të cilat kanë hezituar të kalojnë nga XP për shkak të brengave për përshtatje, por ka pasur disa perceptime negative të Vista-s. Shtesa u jep profesionistëve të IT-së opsionin e shumëkërkuar të kompabilitetit, por ka marrë disa kritika të hershme nga profesionistë të IT-së, të cilët duhet të merren me dy versionet e Windows-it- me procesin e virtualizimit dhe vonesat në implementim- ndërkohë që mundohen të sigurohen se të gjitha aplikacionet e tyre punojnë me Windows 7.

Gjithashtu, pasi jo të gjithë mikroprocesorët Intel dhe AMD përkrahin virtualizimin, disa laptopë mund të mos jenë në gjendje të punojnë në Windows XP Mode.
Edhe më tutje, Windows XP Mode duket të jetë shansi më i mirë për përshtatjen e admiruesve të XP-së me sistemin e ri.
“Ky tipar është për aplikacionet e biznesit të dizajnuara vetëm për XP-në për kompani të cilat janë duke menduar të kalojnë në versionin e ri, por ende nuk janë gati”,

Lajmet e fundit>